E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensionet suplementare, punonjësit që futen në skemë

• Futen në skemën e përftimit të pensioneve suplementare nga shteti punonjësit e institucioneve të reja pas vitit 1996.Qeveria kaloi dje vendimin “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”. Eshtë parashikuar përfshirja në skemë prej momentit të emërtimit në detyrë të punonjësve të Autoritetit të Konkurrencës dhe të institucionit të Avokatit të Prokurimeve. Të dy këta institucione sipas akteve nënligjore në fuqi, funksionojnë si institucione qendrore buxhetore. Prandaj sipas Ministrisë së Financave, duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë me institucionet qendrore që kanë status të ngjashëm me to. Gjithashtu në skemë është parashikuar të përfshihet edhe Gjykata Kushtetuese, e cila në bazë të ligjit, i nënshtrohen rregullave të shërbimit civil dhe trajtohen njësoj si punonjësit e administratës së Kuvendit të Shqipërisë e për këtë arsye duhet të ishin përfshirë në skemë. Një tjetër institucion që përfiton nga vendimi i djeshëm është edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Ndërkaq në skemë është parashikuar të përfshihet dhe emërtesa “Ndihmës ligjore” në Gjykatën e Lartë. Pavarësisht se emërtimi i ri nuk ishte përfshirë në skemë, janë kryer pagesat për kontributin e sigurimeve suplementare në vite. Në vendimin e djeshëm janë marrë në konsideratë edhe sugjerimet e bëra nga Ministria e Punës, për të futur në skemë edhe emërtimet e drejtorit dhe zv.drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.                                 z.llPërfituesit nga skemaPunonjësit  e Autoritetit të KonkurrencëSInstitucioni i Avokatit të ProkurimeveGjykata KushtetueseKëshilli i Lartë i DrejtësisëStatusi me emërtesë “Ndihmës ligjore” në Gjykatën e LartëDrejtori dhe zv.drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›