E Shtunë, 31 Tetor 2026

Licenca për transport, vetëm kush ka reputacion të mirë

• Kush do të marrë licencë për transportin e mallrave dhe të udhëtarëve, duhet të plotësojë një kusht, ai duhet të ketë reputacion të mirë.Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Ministrave ka miratuar projektvendimin për “Miratimin e rregullave për pranimin në veprimtarinë e operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe udhëtarëve”. Sipas këtij projektvendimi, do të marrin licencën ato subjekte që kanë një reputacion të mirë, pra që nuk janë dënuar më parë për shkelje të rregullave, si pagesat dhe kushtet e punës, trafikun rrugor, sigurinë rrugore etj. Gjithashtu këto ndërmarrje duhet të kenë një kapital rezervë prej 4 mijë euro për mjetin e parë dhe 2 mijë euro për çdo mjet shtesë, kur kryen transport ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtarëve. Gjithashtu duhet të ketë një kapital prej 30 mijë lekësh për mjetin e parë dhe 15 mijë lekësh për mjetin shtesë kur kryen transport të mallrave dhe të udhëtarëve brenda vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›