E Diel, 1 Nëntor 2026

Terrorizmi, do raportojnë më shumë subjekte

• Qeveria duket së ka marrë masa të forta për të parandaluar financimin e terrorizimit.Sipas projektligjit të miratuar dje nga Këshilli i Ministrave “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit” është rritur ndjeshëm numri i subjekteve që duhet të raportojnë pranë autoritetit përgjegjës. Shoqëritë e kursim-kreditit, bursat, agjentët e pasurive të paluajtshme si dhe agjencia e legalizimit do të jenë subjektet e reja që tani e tutje duhet të raportojnë pranë autoritetit përgjegjës. Përveç rritjes së numrit të subjekteve raportuese, qeveria ka miratuar edhe uljen e pragut të vlerës monetare për raportin nga subjektet raportuese, rritjen e masave parandaluese që duhet të ndërmerren prej tyre për parandalimin e financimit të terrorizimit. Sipas ekspertëve të Ministrisë së Financave, në sajë të këtij projektligji të ri synohet që të vendoset baza e duhur ligjore për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit sipas standardeve ndërkombëtare. Ky projektligj përcakton qartë masat parandaluese që duhet të ndërmerren nga institucionet financiare dhe ato jofinanciare për të parandaluar përdorimin e dëmshëm të këtyre subjekteve në aktivitete të pastrimit të parave apo në financimin e terrorizimit. Gjithashtu me hyrjen në fuqi të këtij projektligji do të jetë shumë e lehtë të identifikohen subjektet raportuese të transaksioneve të vlerave dhe ato të dyshimta pranë autoritetit përgjegjës, kategoritë e klientëve ndaj të cilëve subjektet e këtij ligji duhet të kushtojnë më shumë kujdes si dhe përcakton mënyrën e raportimit dhe afatet e tij.   Subjektet raportuese Shoqëritë e kursim-kreditit Bursat dhe çdo subjekt tjetërAgjentët e pasurive të paluajtshme ALUIZNI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›