E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqësorja me Poloninë mban pezull Ari Hanin

• Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han, do të rishikojë pozicionin e tij në krye të përfaqësueses kuqezi nëse do të vazhdojë pezullimi i FIFA-s edhe për një kohë të gjatë.Jetmir Halilaj Ai ka lënë të kuptohet dje se nëse do të anulohet edhe miqësorja me Poloninë në muajin maj, atëherë ai do të reflektojë për të ardhmen e tij në stolin e Shqipërisë. “Më vjen keq që është krijuar një situatë e tillë, sepse unë kisha në plan të shikoja lojtarët e Kombëtares dhe të projektoja disa gjëra të rëndësishme për të ardhmen. Mendoj se me anulimin e dy ndeshjeve miqësore kemi humbur një shans të mirë për të testuar skuadrën, – është shprehur tekniku. – Shpresoj që gjërat të mos shkojnë deri aty sa të anulohet edhe miqësorja me Poloninë, sepse në të kundërt do të më duhet të reflektoj për të ardhmen time, pasi unë nuk mund ta nis edicionin e ardhshëm pa provuar asnjëherë skuadrën. Gjithsesi, uroj që gjërat të zgjidhen sa më shpejt dhe të mos arrijmë deri në këtë pikë”. Trajneri i përfaqësueses ka qenë dje në Federatë, ku ka zhvilluar një takim pune për projektet e ardhshme të kombëtares. Han ka bërë sërish apel për zgjidhje, duke thënë se kjo situata e krijuar ndikon negativisht në imazhin e futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare. “Situata të tilla kanë ndodhur edhe në vende të tjera, por me sa di unë ato janë zgjidhur brenda një afati kohor më të shkurtër, pa shkaktuar kaq shumë probleme. Unë mendoj se rrethanat në të cilat ndodhet futbolli shqiptar aktualisht nuk i shërbejnë aspak imazhit të tij në arenën ndërkombëtare. Ndaj, shpresoj që gjërat të zgjidhen shpejt, me qëllim që të punojmë intensivisht në të mirë të Kombëtares shqiptare”, ka nënvizuar tekniku. Është anuluar grumbullimi i lojtarëve të Kombëtares, për shkak se kuqezinjtë nuk mund të luajnë qoftë edhe një ndeshje miqësore jozyrtare. “Vendosëm që të mos luanim me Kosovën me qëllim që të evitonim ndonjë problem që mund t’i sillnim Federatës së këtij vendi, duke qenë se ajo është duke aplikuar për t’u anëtarësuar në FIFA dhe UEFA”, deklaroi përgjegjësi i zyrës për shtyp në FSHF, Tritan Kokona. Ndërkaq, tekniku i përfaqësueses kuqezi, i cili kishte ardhur në Shqipëri bashkë me djalin e tij, ka vendosur që sot të largohet. SalihiTrajneri i përfaqësueses shqiptare javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Austrisë për të parë nga afër Hamdi Salihin, i cili luan me Riedin. Tekniku e la jashtë bomberin për dy ndeshjet e programuar në 21 dhe 26 mars dhe kjo ngjalli mjaft polemika. Vizita e tij do të shërbejë për të sqaruar situatën. Tekniku do të shikojë nga afër edhe lojtarët që do të luajnë në Ukrainë. Kundërshtarët Ari Han ka thënë se kohën që ka në dispozicion do ta shfrytëzojë për të parë nga afër disa nga kundërshtaret e Shqipërisë në Grupin 1 për eliminatoret e Botërorit 2010. Ai do të organizojë punën me ndihmësit e tij për të parë nga afër Portugalinë, Suedinë dhe Danimarkën, në ndeshjet miqësore që do të luajnë këto skuadra gjatë ditëve të ardhshme. Pango i kërkon takim Dukës Ministri i Kulturës, Rinisë, Turizmit dhe Sporteve, Ylli Pango ka kërkuar një takim kokë më kokë sot me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtar pranë organit më të të lartë të futbollit në Shqipëri. Mësohet se Pango ka zgjedhur rrugën më zyrtare të mundshme për të organizuar një takim me kreun e federatës. Nga zyra e tij në ministri ka dalë një shkresë, që më pas ka mbërritur në FSHF e ku i kërkohej presidentit Duka që të enjten në mëngjes të vinte në MTKRS për një takim kokë më kokë me Pangon. Në këtë moment tingëllon si një sinjal tërheqjeje nga ana e shtetit, që ka në dorë të ardhmen e futbollit shqiptar. Blater kundër klubevePresidenti i FIFA-s, Jozef Blater i ka dërguar dje një faks presidenti të FSHF-së, Armand Duka në lidhje me situatën në futbollin shqiptar. “Duke ju referuar letrës tuaj dërguar për mua në datë 18 mars, dëshiroja të përsëris në emër të FIFA-s, mbështetjen tonë të plotë në pavarësinë e FSHF-së. Për sa i përket gjashtë klubeve të Superiore, ata duhet të jenë të vetëdijshëm që si anëtarë të FSHF-së, ata janë indirekt anëtar të FIFA-s. Si të tille ata kane obligimet për të respektuar vendimet e FIFA-s, siç përcaktohet në nenin 13.1 D te Statuteve te FIFA-s. Çdo veprim i cili do të dëmtojë legjitimitetin e FSHF-së nuk do te njihet nga FIFA”, përfundon Blater.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›