Bogdani, me maskë mbrojtëse në fytyrë
Erjon Bogdani vazhdon të vuajë dëmtimin e tij në mollëz në ndeshjen me Sampdorian, ku më pas iu desh t‘i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Ky dëmtim pritet ta lërë jashtë aktivitetit futbollistik për ndeshjen e radhës së Kievos, ndërkohë që mësohet se rikuperimi i tij po ecën me hapa të kënaqshëm sipas stafit mjekësor. Edhe pse ka zbritur në fushën e stërvitjes, sulmuesi shqiptar është dashur t‘i kryejë ushtrimet i veçuar nga grupi i futbollistëve të skuadrës veroneze. Lajmi është bërë i ditur dje nga mediat italiane, sipas të cilave në ditët e para të javës së ardhshme Bogdani do të provojë të përdorë maskën mbrojtëse (si Pacini i Sampdorias), e cila do t‘i mundësojë të zhvillojë një stërvitje më të kompletuar. Për shkak të këtij dëmtimi, humbi mundësinë për t‘iu bashkuar kombëtares në miqësoren e nesërme me Estoninë.
A. M
A. M