Programi i ditës së sotme: Ministria e Kulturës
-Shtëpia botuese "Argeta-LMG" organizon veprimtarinë "40 vjet krijimtari 100 vepra", kushtuar prof. Anton Nikë Berishës. Gjatë aktivitetit, do të referojnë personalitete të letërsisë dhe arteve. Veprimtaria zhvillohet sot në orën 10.00, në sallën "Tefta Tashko Koço" në mjediset e MTKRS.
-Sot në orën 13.00, në sallën "Tefta Tashko Koço" në MTKRS, zhvillohet prezantimi i romanit të Amik Kasaruhos "Ikje nga trilli i perëndive". Promovimi organizohet nga shtëpia botuese "Buzuku".
-Me rastin e 95-vjetorit të lindjes së shkrimtarit, Filip Ndocaj, sot në orën 17.00, në MTKRS, do të zhvillohet një pasdite përkujtimore. Gjatë aktivitetit do të dorëzohet Urdhri i Artë "Naim Frashëri" që i akordohet shkrimtarit, do të shfaqet një dokumentar i realizuar mbi figurën e tij, si dhe do të dhurohen ribotime të veprës.
Pallati i Kongreseve
-Në sallën A, orën 11.00 do të paraqitet libri "Serenatë korçare në Nju Jork", me autor Riza Lahi nga shtëpia botuese "Botart".
- "Pesha e fjalës shqipe" shkruar prej Gjovalin Shkurtaj e botuar prej shtëpisë botuese "U.F.O Press" do të paraqitet në orën 12.00 në sallën A.
- Romani "Në kohën e britmës" i shkrimtarit Visar Zhiti, i cili vjen prej shtëpisë botuese OMSCA-1, do të paraqitet në sallën B në orën 12.00.
- "Një grua me Urdhrin e Ujkut" dhe vëllimi poetik "Lexuesi i buzëve: ar+sy+eja!" nga shtëpia botuese "Globus-R", do të paraqiten në orën 15:00 në sallën B
- Libri i Bujar Leskajt "Brenda dhe jashtë Parlamentit, maj 2007-2009", do të paraqitet në orën 17:00 në Sallën A. Libri vjen nga shtëpia botuese "GEER 2009" dhe Instituti i Studimeve Politike "Ismail Qemali".
-"Aborti vullnetar...pro edhe kundër", i Dr. Tonin Frani, botuar prej "Gjergj Fishtës" do të paraqitet në orën 17.00 në sallën A.
- "Syri i Polifemit" i autorit Robert Prifti, vjen në orën 18.00 në sallën A. Libri është botuar nga "OMSCA-1"
- Në sallën B në orën 18.00, do të paraqitet libri "Udhëtarë të huaj në gjurmimet arkeologjike në Shqipëri" i grupit të autorëve Lik, Holand, Ugolini, Mayzie). Botoi "Migjeni".
- "Qyteti me dy kate" dhe "Unë, agjenti i CIA-s", të autorit Pirro Loli, vijnë nga shtëpia botuese "Globus-R". Ata do të paraqiten në sallën B në orën 19.00