Kosova në 2010-ën me "reliktet" e Nënë Terezës
Në 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, institucionet kosovare kanë vendosur të zhvillojnë një varg aktivitetesh në nderim të saj. Viti 2010 do të jetë i mbushur me aktivitete të ndryshme kulturore dhe shkencore dhe, sipas të gjitha gjasave, mund të ndodh që të vendosen eshtrat e saj, apo një pjesë e tyre, në altarin qendror të katedrales "Nëna Terezë" në Prishtinë, ku do të kremtohet mesha e parë kushtuar asaj. Për të nderuar figurën e Nënë Terezës në 100-vjetorin e lindjes, që i takon vitit 2010, institucionet kosovare janë mbledhur së bashku dhe kanë premtuar se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë një serë aktivitetesh që do t‘i kushtohen nobelistes shqiptare. Ministria e Kulturës tashmë ka themeluar këshillin organizativ që do të merret me organizimin e këtyre aktiviteteve, i cili përbehet nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme. Anëtarë të këtij këshilli janë, Valton Beqiri, ministër, Xhavit Beqiri nga Presidenca e Republikës së Kosovës, akademik Ali Podrimja nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Dr. Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës dhe Dr. Jusuf Bajraktari nga Instituti i Historisë. Është diskutuar ndërkaq edhe çështja e kthimit të eshtrave të Nënë Terezës në Kosovë, apo edhe në Shqipëri.
Don Lush Gjergji theksoi se çështja e marrjes së eshtrave të Nënës Terezë, e cila u nis nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ishte një kërkesë e çmueshme, por ndoshta mënyra se si u bë nuk ishte e përshtatshme. Ekziston edhe një formë tjetër. "Kërkesa që i bëhet nëpërmjet Selisë së Shenjtë, nëpërmjet Kongregatës për Kultin e Shenjtërve dhe Shenjtëreshave, vetë Indisë, por edhe më tepër nëpërmjet motrave të Nënë Terezës, të cilat janë kompetente dhe në këtë mënyrë kemi të drejtën kanonike që s‘mund të na mohojë askush që të kemi eshtrat e saj", tha Gjergji. Sipas tij, ndoshta nuk mund t‘i kemi eshtrat në tërësi, por ato që në terminologjinë kishtare quhen relikte, që do të thotë ajo çka mbetet nga trupi. "Ato do të jenë në katedralen tonë, në altarin qendror ku do të kremtohet edhe mesha e parë kushtuar Nënë Terezës në katedralen e saj dhe në shenjtëroren e saj", shtoi Gjergji. "Madhështia e saj disi na ka pushtuar të gjithëve dhe besojmë se edhe manifestimet do të jenë në nivelin më të lartë, sepse mbahen nën patronatin e qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës", tha ai, duke shtuar se Nëna Terezë kohëve të fundit ka filluar të zërë vend edhe nëpër antologjitë e ndryshme shqiptare si poete. Shpirti i saj, sipas Podrimës, arriti edhe në poezi. Ai tha se duhet të dimë se madhështia e Nënës Terezë është vërtet e madhe. "Kjo më së miri shihet nga fqinjët tanë, të cilët bëjnë përpjekje për të grabitur një nënë që nuk u ka takuar atyre. Unë edhe pse jam i besimit mysliman jam krenar, sepse ajo i takon gjakut tim, ajo i takon hapësirës sonë, ajo dikur ishte, si të them, ambasadore e parë e Kosovës", tha poeti Ali Podrimja, përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve.