E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, me të rinjtë në Peshkopi



Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, zhvilloi një takim me të rinjtë e Peshkopisë, me të cilët ka diskutuar për kontributin e tyre në procesin e ardhshëm zgjedhor. Përpara të rinjve dibranë, Bogdani tha se më 28 qershor, ata do të ketë dy mundësi të zgjedhin, të ecin para ose prapa me socialistët. Sipas Gerti Bogdanit, PS-ja e ka çuar vendin gjithnjë prapa. “Është PD ajo që ka lëvizur Shqipërinë një herë nga komunizmi në demokraci dhe tani nga demokracia në Evropë, aty ku Shqipëria e ka vendin. Është shumë e rëndësishme që më 28 qershor ju të jeni krah PD-së dhe të ndihmoni strukturat e kësaj force, sepse realisht vota e 28 qershorit është një votë për të ardhmen tonë”, - tha Bogdani. Kryetari i FRPD-së tha më tej se PD-ja ka hapur dyert në politike, si dhe janë pjesë e vendimmarrjes dhe jo fasadë elektorale. PD nuk i përdor të rinjtë si fasadë elektorale, siç bën zoti Rama nëpër mitingjet e tij, i cili i merr nga Tirana dhe i çon qytet më qytet dhe i përdor për background”, - shtoi ai. Bogdani u bëri thirrje të rinjve që të aplikojnë për kartat e identitetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›