E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, përsëri në fushë pa gol

Erjon Bogdani e ka të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës në radhët e Livornos, duke mos përsëritur paraqitjet që ka dhuruar me fanellën e Veronës, Sienës apo Kievos. Sulmuesi shqiptar është aktivizuar si zëvendësueses në pjesën e dytë të takimit të djeshëm kundër Parmës, të përfunduar me barazimin 1-1. Bogdani ka pasur 25 minuta në dispozicion për të treguar vlerat e tij në fushën e lojës, por nuk ka arritur të bëjë qoftë edhe një gjuajtje në portë, për shkak të mbulimit të mirë të mbrojtjes kundërshtare. Me sa duket, ky do të jetë thjesht një sezon tranzicioni për goleadorin shqiptar, i cili pritet të kthehet përsëri te Kievo në fund të këtij edicioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›