E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani rizgjidhet zv.president i IYDU-së

18/01/2012  Zhvillon mbledhjen vjetore

Deputeti demokrat Gerti Bogdani, kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, është rizgjedhur zëvendëspresident i IYDU-së (Bashkimi Ndërkombëtar i të Rinjve Demokratë). IYDU-ja përbën organizatën rinore të “International Deocratic Union” (IDU), në të cilin PD-ja e Shqipërisë është e përfaqësuar nga Kryeministri Berisha. Rizgjedhja e Bogdanit në strukturën drejtuese të IYDU-së vjen pas një angazhimi intensiv personal dhe të FRPD-së në aktivitete ndërkombëtare, duke marrë një rol aktiv në takimet e organizuara nga IYDU-ja dhe duke ngritur lart imazhin e të rinjve shqiptarë në arenën ndërkombëtare. “Ky nuk është thjesht një rikonfirmim personal, por mbi të gjitha një rikonfirmim i arritjeve të qeverisë shqiptare në arenën ndërkombëtare”, - tha Bogdani në fjalën e tij pas rizgjedhjes. Në fokus të angazhimit si pjesëtar i presidencës së radhës të IYDU-së ai shtroi mundësinë e organizimit të një prej aktiviteteve të IYDU-së në Shqipëri. Mbi 120 delegatë nga më shumë se 50 vende të botës, përfaqësues të forumeve rinore të qendrës së djathtë, u mblodhën në Sidnei të Australisë për mbledhjen vjetore të IYDU-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›