Meta: Prokurororia, nevojë urgjente pwr reformim
18/01/2012 Kryetari i LSI shprehet se organi i hetimi përdor standarde tw dyfishta
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, tha dje gjatë një interviste në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se Prokuroria është një organ që duhet reformuar. Sipas tij, ky institucion është kapur nga politika dhe korrupsioni dhe përdor standarde të dyfishta në hetim . I pyetur nëse kjo do të jetë pjesë e një marrëveshjeje politike mes LSI-së dhe PD-së, ku kjo e fundit do të marrë presidentin dhe LSI Prokurorinë, Meta tha se kjo nuk është çështje pazaresh “ Unë kisha një mori aksesesh në zyrat e avokatëve si këtu dhe jashtë vendit apo dhe tek juristët, më të mirë në vend dhe sërish u përballa me një mori manipulimesh të fakteve. Imagjinoni kur më ndodh mua një gjë e tillë, se çfarë mund ti ndohdë një qytetari të thjeshtë” tha Meta. “Më shqetëson që prokuroria ka standard të dyfishtë. Nga procesi që ka ndodhur me ne unë kam mësuar që problemi më i madh për këtë situatë që ne kemi me ligjin dhe luftën kundër korrupsionit është prokuroria”- vijoi më tej ai . Më herët kreu i LSI-së mori pjesë në Konventën e LRI-së, të organizuar në Tiranë . Në fjalën përshëndetëse, kreu i LSI tha se pavarësisht shantazheve dhe manipulimeve ai fitoi . “Ju uroj për fitoren 5-0. Fitorja 5-0 në gjykatë është fitore ndaj jush. Unë vendosa standard të ri për montazhin e shëmtuar dhe kriminal që porositi nipi i Byrosë Politike me bandën kriminale të tij. Drejtësia, kur tha fjalën e saj, nuk pranoi shantazhet e politikës. Shantazhet e të korruptuarve dështuan,” - theksoi Meta në fjalën e tij. Ai shprehu mbështetje për ata funksionarë të sistemit të drejtësisë që duan të çojnë deri në fund dosjet, por që të tjerë i pengojnë ta bëjnë këtë. “Ne nuk mund të pranojmë përdhosjen e vlerave më të rëndësishme tradicionale të shoqërisë sonë, aq më tepër që ligji të dhunohet në radhë parë nga përfaqësuesit e ligjit dhe drejtësisë”, - tha kreu i LSI-së.