Luis Enrike: De Rosi nuk largohet
Trajneri i Romës, Luis Enrike, ka mohuar spekulimet rreth të ardhmes së mesfushorit Daniele De Rosi, duke insistuar se ai dëshiron të mbetet në klub. De Rosi ende nuk ka arritur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës së tij në “Olimpico”, pasi ajo aktualja i skadon vitin e ardhshëm. Por, Enrike ka mohuar mundësinë e largimit të De Rosit. “Kontrata e De Rosit skadon vitin e ardhshëm dhe ai është në negociata për vazhdimin e saj. Ai dëshiron të mbetet dhe klubi dëshiron ta mbajë. Palët duhet të arrijnë një marrëveshje”, tha Enrike për mediat italiane.