Dallku eliminon Bakajn
Armend Dallku me Vorsklën e tij ka arritur të elimojë Dinamon e Bukureshtit të Elis Bakajt, pasi kanë fituar 3-2 dhe në ndeshjen e kthimit. Dallku është aktivizuar gjatë gjithë 90 minutave duke u ndëshkuar edhe me kartonin e verdhë, ndërsa Bakaj e ka lënë fushën në minutën e 52-të, i zëvendësuar nga Tucudean. Ka shënuar edhe Ahmet Jonuzi, një nga kandidatët potencialë për një vend në formacionin kuqezi. Vorskla kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-1 duke hedhur një hap të mirë drejt kualifikimit, por mesa duket skuadra ukrainase nuk është kënaqur me kaq, pasi ka mundur të triumfojë edhe në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Bukuresht.