Tirana fiton 5-0 ne miqësoren me Olimpikun

Tirane (Shqiperi)- Tirana fitoi sot 5-0 miqësoren me skuadrën e Olimpikut te Tiranës, që militon në Kategorinë e Dytë të fubollit shqiptar. Dy golat e parë mbajnë firmën e Klodian Duros, të dy të realizuar në pjesën e parë, në minutën e 27-të dhe të 38-të me penallti. Arapi shënoi golin e tretë në të 70'. Spektaklin e golave ndaj inferioreve e mbylli braziliani Zhunior Uashington, i cili realizoi dy herë në minutat 76 dhe 84.
Albania Sport