E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakult: “Salihi, një lojtar që do të rritet shumë te ne”

Albania-Sport (AS) - Hamdi Salihi mund të bëhet pjesë e motos të drejtorit të ri sportiv të Rapidit të Vienës, Alfred "Ali" Hortnagl: "Të luftojmë dhe fitoj me zemër", nëse sulmuesi i Tiranës, do të pranojë të transferohet në merkaton dimërore të skudra rekordmene austriake. Hortnagl, ka pohuar në gazëtën më të madhe austriake "Kurrier", se ndihet plotësisht i kënaqur dhe i entuziazmuar nga raportimi i trajnerit Peter Pakult në lidhje me aftësitë e sulmuesit shqiptar. "Ai (Salihi) është një lojtar, që të Rapidi do të zhvillohet më tej dhe unë besoj se do ta kalojë shumë mirë te ne", citohet Pakult nga kurrier.at, në lidhje me cështjen e një angazhimi të sulmuesit shqiptar, Hamdi Salihi. "Por, - shton Pakult, - ne ende nuk kemi një vendim të tij".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›