E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani titullar kundër Lacios

Kievo thërret në apel Erjon Bogdanin. Skuadra po kalon momente shumë të vështira dhe pas humbjes me Kaljarin, renditen në vendin e tretë nga fundi në Serinë A, në kuotën e 6 pikëve. Në këtë situatë, trajneri Iakini do t‘i besojë një fanellë titullari sulmuesit shqiptar, duke shpresuar se kthesa në rezultate do të realizohet që prej sfidës së sotme me Lacion. 31-vjeçari është rikuperuar plotësisht prej dëmtimit dhe të dielën që kaloi u aktivizua si zëvendësues. "Ende nuk e di nëse do të jem në formacionin titullar. Gjithsesi, tani ndihem më mirë dhe e kam kaluar dëmtimin në shpinë", deklaroi përpara ndeshjes lojtari i përfaqësueses kuqezi. "Një gjë është e sigurt: nesër (sot) përballë Lacios nevojitet më shumë se kurrë sakrifikimi i të gjithëve, duke përfshirë këtu edhe veten time, për të marrë rezultat pozitiv. Nëse trajneri do të zgjedhë të më aktivizojë që prej minutës së parë, do të jap maksimumin". Kjo do të jetë ndeshja e parë sezonale që "Er Bomber" luan si titullar te Kievo.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›