E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa, testi më i mirë për të rinjtë e Superligës

Mesjava futbollistike shqiptare do t‘i kushtohet e gjitha ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë. Kompeticioni i dytë për nga rëndësia në futbollin tonë, do të zhvillojë sot takimet e para të turit të dytë. Në turin e parë ishin përfshirë skuadrat e kategorive inferiorë, ndërkohë që interesantja e këtij turi është se në lojë hyjnë edhe ekipet e Superligës. Kështu që, në fushë sot do të zbresin 32 ekipe në total, të cila në këtë tur do të luajnë 32 takime, përfshi këtu edhe ndeshjet e kthimit. Këta ekipe janë ndarë në dy grupe, ku në përfundim do kualifikohen nga 8 për secilin grup. Për ekipet e Superligës, turi i dytë shikohet më shumë si një mundësi për të eksperimentuar, apo si një test i mirë për të rinjtë, ose për lojtarët që janë aktivizuar më pak në fillimsezoni. Një gjë të tillë e konfirmon fakti se, sikurse është bërë e ditur nga klubi bardheblu, Tirana për ndeshjen kundër Tërbunit, do të lërë pushim shumicën e lojtarëve titullarë, duke u lënë kështu hapësirë futbollistëve të rinj. Mësohet se ekipi ka udhëtuar dje në drejtim të Pukës dhe është akomoduar në një hotel luksoz të qytetit. Trajneri Slishkoviç do të luajë me ekipin e dytë. Ata që nuk kanë udhëtuar drejt qytetit verilindor janë stërvitur në Tiranë: nga titullarët kanë qëndruar Memelli, Pezo, Nallbani, Devolli, Osmani, Xhafa etj. Metoda e bardhebluve është adaptuar nga edhe nga klubet e tjera të Superligës.

Kupa e Shqipërisë

Turi i Dytë

Grupi i Parë

Albpetrol-Dinamo

Iliria-Besa

Gramozi-Shkumbini

Sopoti-Vllaznia

Pogradeci-Teuta

Dajti-Apolonia

Luftëtari-Kastrioti

Laçi-Skënderbeu

Grupi i Dytë

Tepelena-Partizani

Tomori-Elbasani

Tërbuni-Tirana

Naftëtari-Flamurtari

Bilisht Sport-Bylis

Turbina-Lushnja

Skrapari-Besëlidhja

Ada-Burreli

Ndeshjet fillojnë në orën 14:00



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›