E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekët: Gratë nuk kryejnë Pap-testin

• Vetëm për një analizë që nuk zgjat më shumë se 10 minuta, shumë gra e vajza përballen me një diagnozë të tmerrshme kur është tepër vonë:tumor i avancuar në qafën e mitrës. Këtu fillon kalvari i dhimbjes për të sëmurën, vuajtja e familjarëve e më pas pendesa. Kultura për të kryer pap-testin (ekzaminimin që identifikon qelizat kancerogjene në qafën e mitrës) të paktën një herë në vit, nga të gjitha femrat pas moshës 25-vjeçare, te ne mungon. Këtë e pranojnë vetë mjekët që bëjnë apel për më shumë sensibilizim. Por nga ana tjetër në vendin tonë mungojnë politikat shëndetësore për ta kultivuar këtë kulturë. Pasi në një kohë që në vendet e tjera kjo analizë kryhet falas dhe bëhen fushata sensibilizuese, gratë shqiptare duhet të paguajnë. Kryerja e ekzaminimit kushton minimalisht 1600 lekë në sistemin publik, ndërsa në klinikat private çmimet janë më të kripura. Ndërkohë të ndikuar dhe nga ky faktor vetëm 20% e pacientëve e kapin sëmundjen në stadin fillestar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›