E Shtunë, 31 Tetor 2026

Everton 10 mln euro për Canën, Marseja i refuzon

• Evertoni i ka ofruar 10 milionë euro Marsejës për të blerë Lorik Canën, por klubi francez e ka refuzuar ofertën marramendëse në adresë të mesfushorit shqiptar.Jetmir Halilaj  Oferta e klubit anglez ka qenë zyrtare dhe këtë e ka pranuar edhe vetë lojtari, i cili në fakt nuk është përfshirë fare në tratativa, pasi Marseja nuk i ka lënë kohë. “Po, është e vërtetë që Evertoni ka bërë një ofertë zyrtare në adresën time pas ndeshjes së kthimit kundër Spartakut të Moskës, por klubi i Marsejës i është përgjigjur negativisht – ka thënë Cana – Drejtuesit e skuadrës janë përgjigjur menjëherë me një “jo” të prerë dhe unë nuk kam pasur mundësi që të jap një mendim tim në lidhje me këtë. Megjithatë unë dua të jem i sinqertë dhe e pranoj se nëse do të largohesha nga Marseja, këtë do ta bëja për një nga klubet elitare të Evropës”. Cana asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të provuar aventurën angleze në të ardhmen, por ka lënë të kuptohet se Evertoni nuk i përmbush të gjitha kërkesat e tij, pasi ai synon skuadra të mëdha si Çelsi, Arsenal, Bajern, apo Milan. Pjesëmarrja e Lorik Canës në kompeticionin më të rëndësishëm evropian, Liga e Kampioneve, është padyshim një nga kriteret kryesore. Evertoni nuk është klubi i parë që interesohet për mesfushorin e Kombëtares shqiptare dhe njëkohësisht për kapitenin e Olimpikut të Marsejës. Për Canën kanë shfaqur interes edhe Arsenali, Çelsi, Bajerni i Mynihut dhe së fundmi Napoli e Roma. Lorik Cana është tifoz i Milanit, por jo aq i fiksuar sa të heqë dorë nga ndonjë ofertë që mund t’i vijë nga ndonjë tjetër klub prestigjioz evropian. Pak kohë ai ka pranuar për mediat shqiptare se për karakteristikat që ka, futbolli anglez i përshtatet më tepër dhe se ka dëshirë që të luajë në Premier Ligë, por vetëm nëse do të krijohen mundësitë për të veshur fanellën e ndonjë klubi të madh. Cana ka deklaruar pak ditë më parë se do të donte që të shndërrohej lideri i Marsejës, madje ta mbyllte karrierën me këtë skuadër nëse drejtuesit e klubit do t’i ofronin një projekt afatgjatë. “Nëse ata nuk e bëjnë këtë, atëherë unë nuk mund të premtoj se do të qëndroj përjetësisht me këtë skuadër. E dua këtë ekip dhe e ndjej mbështetjen e tifozëve të tyre, por nevojitet që edhe klubi të më paraqesë një ofertë konkrete”, është shprehur 24-vjeçari nga Gjakova.PrioritetiNjë rol të madh në të ardhmen e Canës për sezonin e ardhshëm do të luajë edhe fakti nëse Marseja do të sigurojë një vend në Champions për sezonin e ardhshëm. Nëse skuadra franceze dështon, ka shumë pak gjasa që Cana të jetë pjesë e saj edhe për sezonin e ardhshëm. “Pjesëmarrja në Champions është shumë e rëndësishme për mua”, përsëriste vazhdimisht Cana sezonin e kaluar.Kush ështëLorik Cana ka lindur më 27 korrik të vitit 1983 në Prishtinë. Ai luan si mesfushor shkatërrues dhe te Marseja aktivizohet prej tre sezonesh. Cana ka zhvilluar gjithsej 118 ndeshje me Marsejën dhe ka shënuar 5 gola. Aktualisht 24-vjeçari ai është kapiteni i kësaj skuadre dhe një ndër lojtarët më të mirë kampionatit francez në rolin e tij.  4 klubekanë shfaqur interes për shërbimet e mesfushorit shqiptar. Bëhet fjalë për Arsenalin, Çelsin, Napolin dhe Romën. Agjentët e dy skuadrave italiane e kanë mbajtur nën vëzhgim lojtarin gjatë gjithë këtij sezoni. 4 milioneeuro, ishte shuma që pagoi Olimpiku i Marsejës te Paris SG tre vjet më parë, për të marrë shërbimet e mesfushorit. Kjo ishte një shifër rekord për transferimin e një futbollisti shqiptar. Klubi marsejez kërkon të përfitojë sa më shumëRefuzimi i ofertës së Evertonit, më tepër se sa një manovër e Marsejës për të mbajtur xhevahirët e saj, duket se është një lëvizje e drejtuesve të këtij klubi për të rritur akoma më tepër çmimin e mesfushorit shqiptar. Aktualisht ai është lideri i ri i kësaj skuadre dhe një ndër lojtarët më të spikatur. Këta të fundit klubi i Marsejës është përpjekur gjithnjë që t’i shesë me çmimin më të lartë të mundshëm. Mjafton të kujtohen precedentët Drogba e Riberi. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë i shit te Çelsi për 35 milionë euro, ndërsa Bajerni i Mynihut pagoi 25 milionë euro për Riberinë. Një gjë të tillë drejtuesit e Marsejës duket se po bëjnë edhe me mesfushorin shqiptar. Shifra prej 10 milionë eurosh nuk i ka bindur ata, pasi kërkojnë më tepër se kaq.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›