Curri shënon, Skela jep asist
• Skerdilajd Curri, ka realizuar gol në fitoren e thellë 6-0 të Erzgebirge Aues kundër Paderbornit, dje në javën XXI të Bundesligës 2. 32-vjeçari Curri shënoi golin e tretë për Auen në minutën e fundit të pjesës së parë.Ky është goli i dytë këtë sezon për kavajasin. Ervin Skela ka dhënë asistin e golit të barazimit mes Energi Kotbusit dhe Nurnbergun që përfundoi 1-1. Vlonjati ka lënë pas dëmtimin në gju dhe ka luajtur si titullar dje. 31-vjeçari Skela u zëvendësua në minutën 86-të nga serbi Branko Jeliç. Kotbusi është i fundit në klasifikim me 17 pikë, aq sa kanë edhe Nurnbergu e Duisburgu.