Rama prezanton buxhetin e 2008
• Pas prezantimit para Këshillit Bashkiak të projektbuxhetit 2008, kryebashkiaku Rama organizoi një dëgjesë publike me qytetarët e kryeqytetit në TOB.Ai u shpreh se, për të ardhur deri në këtë buxhet është kaluar nëpër një proces të gjatë dhe intensiv të anketimit të qytetarëve dhe identifikimit të nevojave të tyre. Në mbledhjen e kaluar buxheti i vitit 2008 nuk arriti të miratohej nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, ndërsa pritet një tjetër mbledhje këto ditë. Nga sa ka përcaktuar Bashkia e Tiranës shpenzimet e përgjithshme për këtë vit janë në masën 7,7 miliardë lekë, ose 20,6 për qind më shumë se sa në vitin 2007. Shpenzimet kapitale janë 3,1 miliardë lekë, ose 29 për qind më shumë se vjet. Shpenzimet kapitale të financuara me kredi janë 17 milionë euro në zbatim dhe 20 milionë euro të tjera po negociohen me institucionet financiare ndërkombëtare.