Doktoratura, kushtet për studentët e universitetet
• Për të marrë titullin “Doktor” studentët por edhe vetë universitetet, akademitë, qendrat universitare që ofrojnë këtë cikël studimesh duhet të plotësojnë një sërë kriteresh.ZIRINA LLAMBROMinistria e Arsimit ka nxjerrë një udhëzim të ri, për të përshtatur organizimin e tyre me ligjin “Për arsimin e lartë”. Sipas udhëzimit, asnjë institucion nuk mund të ofrojë studime për doktoraturë në rast se si pjesë e stafit të mësimdhënies nuk ka personel akademik me titullin “Profesor”, “Profesor i asociuar” apo “Doktor”, i fituar në universitete perëndimore. Gjithashtu personeli duhet të ketë së paku dy vjet eksperiencë mësimore-kërkimore-postdoktorale. Veç kësaj, për të mundësuar këtë cikël studimesh institucionet e arsimit të lartë duhet të kenë të gjithë bazën materiale të nevojshme, ku bëjnë pjesë bibliotekat, laboratorët. “Personeli duhet të jetë i mjaftueshëm për të realizuar udhëheqjen e doktoratës për secilin student, si dhe të këtë bashkëpunime me universitete të huaja apo private që garantojnë shkëmbimin e personelit akademik dhe studentëve të doktoratës”, thuhet në udhëzim. Saktësohet se universitetet duhet të përcaktojnë me anë të një rregulloreje të veçantë kriteret e pranimit për ata që zotërojnë një diplomë të nivelit të dytë, diplomë të integruar të nivelit të dytë apo titull akademik ekuivalent të fituar jashtë vendit. “Brenda datës 30 shtator të çdo viti pasi të jenë përcaktuar edhe modalitetet e hapjes së studimeve të doktoraturës, shpallet konkursi i pranimit”, citohet në udhëzimin e MASH. Kërkesat e universiteteve për hapjen dhe riorganizimin e programeve të doktoratës duhet të dorëzohen në MASH, brenda datës 31 janar të çdo viti. Ndërsa për këtë vit akademik ky dikaster ka përcaktuar se këto kërkesa mund të paraqitet deri më 31 mars.StudentëtTë gjithë ata persona që plotësojnë kriteret për të nisur studimet e doktoraturës duhet të plotësojnë 60 kredite për të marrë titullin “Doktor”. Këto kredite grupohen nga vetë universitetet sipas orëve mësimore. Për studentët që janë në marrëdhënie pune (lektorë të institucioneve të tjera të arsimit të lartë, punonjës të administratës publike), të cilët nuk janë në gjendje të frekuentojnë plotësisht aktivitetet e përcaktuara për doktoratën, studimet mund të zgjasin deri në 6 vjet. “Afatet e prezantimit dhe diskutimit të tezës së doktoratës nuk mund të kapërcejnë 4 vjet nga koha e regjistrimit në këtë program”, thotë udhëzimi. Studentët që zotërojnë tituj shkollimi “Master”, mund të kërkojnë që pas pranimit të programit të studimeve të doktoratës, të kalojnë menjëherë në vitin e dytë të saj ose t’u njihen dhe vlerësohen titujt që zotërojnë. Për rastet kur universitetet organizojnë studimet e doktoratës në bashkëpunim me një a më shumë universitete të tjera, për studentët duhet të caktohen dy udhëheqës. Vlerësimi pozitiv i udhëheqësve të doktoraturës është kusht për të kaluar në mbrojtjen e tezës. Programet e studimit të doktoraturës duhet të përmbajnë aktivitete didaktike të formimit të thelluar teorik, përvetësimit të metodologjisë së kërkimit. Të gjitha këto do të jenë të organizuara në seminare dhe module të ndryshme mësimore. “Secili universitet i jep studentit që përfundon me sukses programin titullin “Doktor”, ose ekuivalent me të”, thuhet në udhëzim. Kriteret e doktoratësUniversitetet• Asnjë institucion nuk mund të ofrojë studime për doktoraturën në rast se nuk ka personel akademik me titullin “Profesor”, “Profesor i asociuar” apo “Doktor” i fituar në universitete perëndimore.• Personeli akademik duhet të ketë së paku dy vjet eksperiencë mësimore-kërkimore-postdoktorale.• Institucionet e arsimit të lartë duhet të kenë të gjithë bazën materiale të nevojshme, ku bëjnë pjesë bibliotekat, laboratorët. Universitetet duhet të përcaktojnë me anë të një rregulloreje të veçantë kriteret e pranimit për ata që zotërojnë një diplomë të nivelit të dytë, diplomë të integruar të nivelit të dytë apo titull akademik ekuivalent të fituar jashtë vendit.• Brenda datës 30 shtator të çdo viti pasi të jenë përcaktuar edhe modalitetet e hapjes të studimeve të doktoraturës, shpallet konkursi i pranimit.• Kërkesat e universiteteve për hapjen dhe riorganizimin e programeve të doktoratës duhet të dorëzohen në MASH, brenda datës 31 janar të çdo viti.Studentët• Të gjithë ata persona që plotësojnë kriteret për të nisur studimet e doktoraturës duhet të plotësojnë 60 kredite për të marrë titullin doktor.Këto kredite grupohen nga vetë universitetet sipas orëve mësimore.• Për studentët që janë në marrëdhënie pune studimet mund të zgjasin deri në 6 vjet.• Studentët që zotërojnë tituj shkollimi “Master”, mund të kërkojnë që pas pranimit të programit të studimeve të doktoratës, të kalojnë menjëherë në vitin e dytë të saj ose t’u njihen dhe vlerësohen titujt që zotërojnë.MasteratMASH ka nxjerrë një udhëzim të ri edhe për mënyrën sesi do të organizohen programet e masterave të nivelit të parë dhe të dytë. Kështu sipas këtij udhëzimi, numri minimal i krediteve për këto programe nuk mund të jetë më i vogël se 60 apo 1500 orë punë të studentit, të shpërndara në jo më pak se një vit akademik. Masterat mund të ndiqen edhe me kohë të pjesshme por në këtë rast ato zgjasin dy vite akademike. “Frekuentimi nga studentët është i detyrueshëm dhe për të marrë titullin duhet të jenë ndjekur të paktën 80% e orëve mësimore. Në programet e studimit “Master” pranohen vetëm ata persona, të cilët plotësojnë kriteret akademike të vendosura nga vetë institucionet arsimore bazuar mbi ligjin e Arsimit të Lartë. Kriteret bëhen publike”, thuhet në udhëzimin e MASH-it. Në përfundimin e studimeve parashikohet dhënie e një prove (mikrotezë, testim) që të vërtetojë fitimin e kompetencave profesionale apo njohurive të parashikuara.