Bogdani, zëvendësues në humbjen e Livornos

Livorno vazhdon të zhgënjejë. Skuadra e sulmuesit të kombëtares shqiptare Erjon Bogdani është mposhtur në shtëpi me rezultatin 0-1 nga Lazio, ndërsa Bogdani është futur vetëm si zëvendësues në këtë përballje duke u future në lojë në minutën e 65-të në vend të Rossinas. Goli për skuadrën e Lazios ka ardhur në minutën e 47-të të ndeshjes nga maqedonasi Goran Pandev, duke thelluar edhe më tej krizën e skuadrës livorneze. Në radhët e Lazios është aktivizuar për 90 minuta zvicerani me prejardhje kosovare Valon Behrami, ndërsa ish-kapiteni i kombëtares shqiptare nuk ka qenë as në pankinë për kryeqytetasit. Livorno ka arritur të marrë vetëm 2 pikë në tetë ndeshjet e para të Serie A.