Kishishev autogol për Shqipërinë, e “fshijnë” nga Kombëtarja bullgare

Barazimi me Shqipërinë në kualifikuese dhe dështimi i Bullgarisë për të qenë pjesë e finaleve të Euro 2008 po shkakton një revolucion në futbollin bullgar. Pozitat e trajnerit të Kombëtares bullgare janë dobësuar shumë, por Federata bullgare e Futbollit (BFU) është gati ta mbajë atë edhe në dy ndeshjet e fundit kualifikuese nëse ai vendos të largojë yjet që kanë dëshmuar një formë të varfër.
ASNJË I SIGURT - "Duhet ta kuptojnë të gjithë se askush nuk e ka vendin të garantuar në ekipin kombëtar", - tha shefi i federatës, Borislav Mihajlov. Komiteti Ekzekutiv i BFU-së do të mblidhet në muajin dhjetor pasi dhe cikli i kualifikuesve do të jetë i kompletuar, ku tema e "nxehtë" do të jetë vetëm për diskutimin e gjetjes së rrugëve për të përmirësuar performancën e ekipit kombëtar.
NDËSHKIMI I YJEVE - Mesfushori Stilian Petrov, një nga lojtarët e dështuar me klubin e tij, Aston Vila, si dhe mbrojtësi Radostin Kishishev, autori i autogolit me Shqipërinë, pas goditjes së Duros, i cili luan me Leicester Sitin e kategorisë së dytë angleze, kanë zhgënjyer në ndeshjet e fundit dhe priten të humbasin statusin e tyre të pazëvendësueshëm, të cilën e kishin arritur pasi luanin në një nga ligat më të forta të Europës.
TRAJNER I HUAJ - Federata është shumë pranë punësimit të një menaxheri të huaj, pasi dy zgjedhjet e fundit – Hristo Stojckov dhe Dimitar Penev – dështuan t'i siguronin Bullgarisë kualifikimin në një turne të madh si Europiani. Ndryshime të menjëhershme do të ketë edhe mbi statusin e lojtarëve titullarë. Dy nga lojtarët me më shumë ndeshje me përfaqësuesen nuk do të thirren në dy ndeshjet e fundit të kualifikuesve.
NDRYSHIMI I STRUKTURËS - Mihajlov bëri të ditur se ai po planifikon t'i kërkojë kabinetit qeveritar aprovimin për përdorimin e pronës shtetërore për ngritjen e një kompleksi stërvitor modern për kombëtaren. Një tjetër masë që pritet të ndërmerret është ajo e ndryshimit të strukturës së ligës profesionale për të pasur një kompeticion më të fortë.
Goli i Shqipërisë
Minuta e 31-të. Klodian Duro ekzekutoi një goditje të lirë nga 25 metra, topi devijohet nga Kishishevi, që me kokë e con topin në rrjetë. Shqipëri-Bullgari 1-0. Në minutën e 87-të, Berbatov shënoi golin e barazimit (1-1), ndërsa dy minuta më pas Skela humbi penalltinë përballë portierit bullgar Petkov.
Minuta e 31-të. Klodian Duro ekzekutoi një goditje të lirë nga 25 metra, topi devijohet nga Kishishevi, që me kokë e con topin në rrjetë. Shqipëri-Bullgari 1-0. Në minutën e 87-të, Berbatov shënoi golin e barazimit (1-1), ndërsa dy minuta më pas Skela humbi penalltinë përballë portierit bullgar Petkov.