E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Reds”-at stërvitje me Skënderbeun

Partizani dëshmoi në "Qemal Stafa" se ky sezon i përket vetëm atij, për të sjellë në shtëpinë e kuqe, titullin që mungon prej 15 vjetësh, nga sezoni 1992-1993, kur fitoi edhe trofeun e 15-të.
PARTIZANI-SKENDERBEU 4-0
"Demat" fituan me Skënderbeun rezultatin e thellë 4-0: Muzaka, Abililaj (eurogol) dhe Gjyla shënuan në pjesën e parë, dhe Elis Bakaj në pjesën e dytë. Një fitore e lehtë për kryesuesit e kampionatit që regjistruan fitoren e gjashtë në shtatë javë. Skënderbeu – pësoi humbjen e tretë në transfertë - zëvendësoi në minutën e 64-t portierin Esfrat Billa me Ahmetlli, pavarësisht se vlonjati nuk ishte aspak fajtor te golat e Red Boys". Kjo është fitorja e dytë rresht 4-0 e formacionit të Hasan Likës në "Qemal Stafa", pas asaj me Teutën në javën e pestë. Partizani kryeson i vetëm me 19 pikë, dy më shumë se Besa dhe tre pikë më shumë se Dinamo. Takimi i radhës për Partizanin është ai me Besën në Kavajë, në një supersfidë midis dy ekipeve të vendeve të para.
ELBASANI-TIRANA 1-1
Takimi i shumë pritur dhe i ndjekur nga një numër rekord shikuesish, Elbasani-Tirana u mbyll më barazim 1-1. Fjodor Xhafa shënoi në minutën e 64-rt për Elbasanin. Ish-lojtari i Tiranës ndëshkon bardheblutë. Klodian Duro barazoi rezultatin në minutën e 69-të. Trajneri i Tiranës, Astrit Hafizi morri pikën e kërkuar – të parën jashtë - kur tashmë kampionët në fuqi ndodhen pas shtatë javësh jo pak, por 14 pikë larg "armikut" tyre të përjetshëm, Partizanit (19).
VLLAZNIA-KASTRIOTI 3-1
Sinani nisi serinë e golave në "Loro Borici" pa u mbyllur minuta e parë, Kaci dyfishoi rezultatin në minutën e 12-të. January Ziambo shkurtoi diferencën në minutën e 65-të për formacionin e Vasil Bicit në premierën tij, kur afrikani goditi një top të kthyer nga shtylla pas goditjes së Elton Gramit. Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, Vioresin Sinani, në minutat e fundit të takimit shënoi golin e tretë për Vllazninë duke mashtruar portierin e Kastriotit, shkodranin Arjon Mustafa. Vllaznia u ngjit në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Kastrioti duhet t'i gëzohet faktit që ka ende pas tij katër skuadra: Tiranën, Teutën, Besëlidhjen - të gjitha me pesë pikë- si dhe Skënderbeun e vendit të fundit (4).
DY TAKIMET E TJERA
Besëlidhja-Teuta 0-0
Shkumbini-Flamurtari 0-0
Të shtunën
Dinamo-Besa 0-0

Java 7
PARTIZANI-SKENDERBEU 4-0
ELBASANI-TIRANA 1-1
VLLAZNIA-KASTRIOTI 2-1
BESËLIDHJA-TEUTA 0-0
SHKUMBINI-FLAMURTARI 0-0
DINAMO-BESA 0-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›