U-19, Shqipëria shkatërron Serbinë (rishkruar - updated)

Shqipëria U-19 arriti një fitore të pabesueshme ndaj Serbisë, duke fituar me rezultatin 2-1. Kuqezintë e rinj e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0. Protagonisti absolur për kuqezinjtë në këtë ndeshje ka qenë sulmuesi Mirgen Bushati (aktivizohet me Trestinën në Serie D) i cili ka shënuar dy golat për skuadrën tonë në minutën e parë dhe në të shtatën. Skuadra serbe e ka mbyllur ndeshjen me dhjetë lojtarë nga minuta e 30-të pas ndëshkimit me karton të kuq të mesfushorit Kristiq. Ndërkohë pas përfundimit të ndeshjes është ndëshkuar me karton të kuq edhe Brezhanqiq. E tëra që skuadra serbe ka arritur të bëjë deri në fund të takimit ka qenë shënimi i golit të nderit me anë të Kojiq.
Formacioni i Ramadan Shehut humbi takimin e parë me Spanjën 2-0, ndërkohë që ndeshjen e tretë dhe të fundit për eliminatoret e Kampionatit Europian 2009 do ta zhvillojë me Lihteshtejnin modest, por që ka befasuar spanjollët duke luajtur 0-0.
Serbia – SHQIPËRIA 1:2 (0:2)
Shënues: Kojiq 74' - Bushati 1', 7'
Serbia: Zhivkoviq - Adamoviq, Blagojeviq, Brkoviq, Brezhanqiq – Millosh Nikoliq, Marko Nikoliq (46' Kojiq), Gulan, Krstiqiq - Milojeviq (46' Prijoviq), Peroviq (70' Bokiq) – Trajner: Zllatko Krmpotiq
SHQIPËRIA: Hoxha - Bicaj, Samina, Shehi, Metani - Hysa, Kaloti, Mustafaj (40' Dashi, 80' Tafaj), Malotaj - Hyshmeri, Bushati (82' Sokoli) – Trajner: Ramadan Shehu