E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhi Krasniqi, edhe një fitore në ringun profesionist

Boksieri shqiptar Haxhi Krasniqi ka shënuar edhe fitoren e 19-të në boksin profesionit pasi ka mposhtur të shtunën në "Allabama Halle" të Mynhenit turkun Ibrahim Uzunkaya duke i shkaktuar këtij të fundit humbjen e tij të katërt në 18 duele, njofton "albanianboxing.com". 20-vjecari i lindur në Junik të Kosovës ka dominuar të gjashtë rundet e kësaj përballjeje dhe ka fituar me vendimin unanim të gjyqtarëve. Me këtë fitore Krasniqi tashmë ka një bilanc prej 19 fitoreve dhe 2 humbjeve në ringun profesionist ndërsa me të drejtë konsiderohet si një nga talentet e mëdhenj të ringut profesionist në Evropë.
Sipas asaj që shkruan "albanianboxing.com" pritet që pas 20 ditësh Krasniqi të zhvillojë një tjetër duel, ndërsa nw fund tw vitit do tw ndeshet për titullin e kampionit të botës për juniorë në kategorinë gjysmë të rëndë të versionit WBC. Ndërkohë në fillim të 2008-tës do të kaloja Atlantikun për të zhvilluar një duel në SHBA në një nga paramecet e duelit të ukrainasit Wladimir Klitschko.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›