E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrogat, sa paguhen 52 trajnerët e përfaqësueseve të Evropës

Speciale nga Leonard Karaj
Peshon kombëtarja por peshon edhe trajneri. 52 përfaqësueset e Evropës përkundrejt përkushtimit të një skuadre kompetitive, të mirë financuar nuk kanë lënë pas të "blejnë" edhe trajnerët më të mirë në qarkullim. Ndonëse objektivat nga njëra skuadër në tjetër ndryshojnë, paratë e vënë në dispozicion për të pasur një teknik të suksesshëm kanë ardhur gjithnjë e në ngritje. Rusia e "djegur" nga mos-marrja pjesë në botërorin e fundit ka shpenzuar më shuam se cilido shtet për trajnerin duke ulur në pankinë e vet përkundrejt shifrës së një milionë eurove në vit, holandezin Gus Hidink. Ky është edhe trajneri i përfaqësueseve evropiane që paguhet më shumë. Pas tij në radhë vijnë McLaren, Marko van Basten, Roberto Donadoni, Luis Araganos, Joakim Lov, etj. Por ka edhe nga ata trajnerë që nuk e hapin "gojën" dhe punojnë edhe me shifra shumë më të vogja vjetore se kolegët e tyre. Kështu Aleksandrs Starkovs i cili drejton përfaqësuesen e Letonisë merr vetëm 75 mijë euro për një vit kontratë të nënshkruar me Federatën Letoneze të Futbollit. Ndërsa trajneri i Moldavisë Igor Dobrovolski paguhet vetëm 30 mijë euro në vit. Nëpër ato ujëra është edhe tekniku që drejton skuadrën e Azerbajxhanit, Shahin Diniyev i cili nuk merr më shuam se 78 mijë euro në vit. Por jo vetëm këta trajnerë që për hir të së vërtetës drejtojë skuadra relativisht pa shumë histori. Edhe trajneri i Kroacisë, Slaven Bilic merr një rrogë të ulët në krahasim me kolegët e tij duke futur këtu edhe bashkatdhetarin e tij, Baric që drejton kuqezinjtë. Bilic paguhet nga Federata Kroate e Futbollit vetëm 51.500 euro në vit për një kontratë 2 vjecare e cila nuk e kalon shifrën e 103 mijë eurove. Tjetër histori për Baricin tonë. Ai megjithëse kur firmosi për kombëtaren shqiptare deklaroi se ishte i pasur dhe në Shqiëpri nuk vinte për para, përsëri nj dorë të morë eurosh federatës shqiptare ia mori. Kështu për 18 muaj kontratë Oto Baric do përfitojë rreth 300 mijë euro duke hequr këtu premiot që do të marrë në fund të ndeshjeve kualifikuese për EURO 2008. Pra, Baric futet tek ata trajnerë, le të themi të mesëm por larg faktit se edhe kombëtarja jonë futet tek ato përfaqësuese me nivel të mesëm në Evropë. Në pak fjalë nuk është e thënë të paguhesh shumë për të qenë edhe një trajner i suksesshëm. Duke iu referuar të dhënave nëpër faqet të ndryshme interneti dhe të federatave evropiane gazeta "Tirana Observer" publikon sot rrogat e 52 trajnerëve të ekipeve përfaqësuese të kontinentit evropian të cilat kanë marrë pjesë në ndeshjet kualifikuese për EURO 2008. Vendet organizatore të EURO 2008 Zvicra Trajner: Kobi Kuhn Shtetësia: Zviceriane Rroga vjetore: Kontrata: (7 vjecare 3+2+2) Austria Trajner: Josef Hikersberger Shtetësia: Austriake Rroga vjetore: Kontrata: (2 vjecare) Grupi G Rumania Trajner: Viktor Piturka Shtetësia: Rumune Rroga vjetore: 150.000 Euro Kontrata: 300.000 Euro Holanda Trajner: Marko van Basten Shtetësia: Holandeze Rroga vjetore: 750.000 Euro Kontrata: (2 vjecare) 1.500.000 Euro Bullgaria Trajner: Dimitar Penev (?) Shtetësia: Bullgare Rroga vjetore: 30.000 Euro Kontrata: (1 vjecare) 30.000 Euro Sllovenia Trajner: Matjazh Kek Shtetësia: Sllovene Rroga vjetore: 100.000 Euro Kontrata: (1 vjecare) 100.000 Euro Bjellorusia Trajner: Bernd Stange Shtetësia: Gjermane Rroga vjetore: 100.000 Euro Kontrata: (2.5 vjet) 250.000 Euro Luksemburgu Trajner: Guj Hellers Shtetësia: Lukseburgase Rroga vjetore: 30.000 Euro Kontrata: (2 vjecare) 60.000 Euro Shqipëria Trajner: Oto Baric Shtetësia: Kroate Rroga vjetore: 200.000 Euro Kontrata: (18 muaj), 300.000 Euro. Grupi A Polonia Trajner: Leo Benhaker Shtetësia: Holandeze Rroga vjetore: 200.000 Euro Kontrata: (2 vjecare), 400.000 Euro Portugalia Trajner: Luiz Felipe Skolari Shtetësia: Braziliane Rroga vjetore: 900.000 Euro Kontrata: (2 vjecare), 1.800.000 Euro Finlanda Trajner: Roi Hodgson Shtetësia: Angleze Rroga vjetore: 250.000 Euro Kontrata: (18 muaj), 375.000 Euro Serbia Trajner: Javier Clemente Shtetësia: Spanjolle Rroga vjetore: 360.000 Euro Kontrata: (2 vjecare), 720.000 Euro Belgjika Trajner: Rene Vanderejken Shtetësia: Belge Rroga vjetore: 200.000 Euro Kontrata: (2 vjecare), 400.000 Euro Armenia Trajner: Jan Porterfield Shtetësia: Skoceze Rroga vjetore: 150.000 Euro Kontrata: E përfunduar (Tekniku vdiq më 11 shtator 2007 nga kanceri) Kazakistani Trajner: Arno Pijpers Shtetësia: Holandeze Rroga vjetore: 100.000 Euro Kontrata: (2 vjecare), 200.000 Euro Azerbajxhani Trajner: Shahin Diniyev Shtetësia: Azerbajxhanase Rroga vjetore: 78.000 Euro Kontrata: (3 vjecare), 234.000 Euro Grupi B Skocia Trajner: Aleks McLeish Shtetësia: Skoceze Rroga vjetore: 700.000 Euro Kontrata: (18 muaj) 1.100.000 Euro Italia Trajner: Roberto Donadoni Shtetësia: Italiane Rroga vjetore: 500.000 Euro Kontrata: (2 vjecare), 1.000.000 Euro Franca Trajner: Rajmond Domenek Shtetësia: Franceze Rroga vjetore: 400.000 Euro Kontrata: (4 vjecare), 1.600.000 Euro Ukraina Trajner: Oleg Bllokhin Shtetësia: Ukrainase Rroga vjetore: Nuk paguhet (pasi është deputet në parlament dhe i lejohet të marrë vetëm një rrogë) Lituania Trajner: Algimantas Liubinskas Shtetësia: Lituaneze Rroga vjetore: S'ka të dhëna Kontrata: (5 vjecare, 3+2) Gjeorgjia Trajner: Klaus Topmoler Shtetësia: Gjermane Rroga vjetore: 175.000 Euro Kontrata: (2 vjecare), 350.000 Euro Ishujt Faroe Trajner: Jogvan Martin Olsen Shtetësia: Daneze Rroga vjetore: S'ka të dhëna Kontrata: (3 vjecare) Grupi C Greqia Trajner: Oto Rehhagel Shtetësia: Gjermane Rroga vjetore: 400.000 Euro Kontrata: (4 vjecare, 2+2), 800.000 Euro Turqia Trajner: Fatih Terim Shtetësia: Turke Rroga vjetore: 500.000 Euro Kontrata: (2.5 vjet), 1.500.000 Euro Norvegjia Trajner: Age Hareide Shtetësia: Norvegjeze Rroga vjetore: S'ka të dhëna Kontrata: (4 vjecare) Bosnja Trajner: Fuad Muzurovic Shtetësia: Boshnjake Rroga vjetore: 50.000 Euro Kontrata: (2 vjecare), 100.000 Euro Hungaria Trajner: Peter Varhidi Shtetësia: Hungareze Rroga vjetore: 80.000 Euro Kontrata: (1 vjecare), 80.000 Euro Moldavia Trajner: Igor Dobrovolski Shtetësia: Ruse Rroga vjetore: 30.000 Euro Kontrata: (2 vjecare), 60.000 Euro Malta Trajner: Dushan Fitzel Shtetësia: Ceke Rroga vjetore: S;ka të dhëna Kontrata: (3 vjecare) Grupi D Gjermania Trajner: Joakim Lov Shtetësia: Gjermane Rroga vjetore: 500.000 Euro Kontrata: (2 vjecare), 1.000.000 Euro Republika Ceke Trajner: Karel Brukner Shtetësia: Ceke Rroga vjetore: 100.000 Euro Kontrata: (6 vjecare, 2+2+2), 600.000 Euro Irlanda Trajner: Stiv Staunton Shtetësia: Irlandeze Rroga vjetore: 400.000 Euro Kontrata: (2 vjecare), 800.000 Euro Sllovakia Trajner: Jan Kocian Shtetësia: Sllovake Rroga vjetore: 75.000 Euro Kontrata: (2 vjecare), 150.000 Euro Qipro Trajner: Angelos Anastasiadis Shtetësia: Greke Rroga vjetore: 100.000 Euro Kontrata: (4 vjecare 2+2), 400.000 Euro Uellsi Trajner: John Toshack Shtetësia: Angleze Rroga vjetore: 150.000 Euro Kontrata: (4 vjecare 2+2), 600.000 Euro San Marino Trajner: Xhiampaolo Maca Shtetësia: San marineze Rroga vjetore: S'ka të dhëna Kontrata: (10 vjecare, prej 1998) Grupi E Kroacia Trajner: Slaven Bilic Shtetësia: Kroate Rroga vjetore: 51.500 Euro Kontrata: (2 vjecare), 103.000 Euro Anglia Trajner: Stiv McLaren Shtetësia: Angleze Rroga vjetore: 750.000 Euro Kontrata: (2 vjecare), 1.500.000 Euro Rusia Trajner: Gus Hidink Shtetësia: Holandeze Rroga vjetore: 1.000.000 Euro Kontrata: (2 vjecare), 2.000.000 Euro Izraeli Trajner: Dror Kashtan Shtetësia: Izraelite Rroga vjetore: 318.000 Euro Kontrata: 636.000 Euro Maqedonia Trajner: Sercko Katanec Shtetësia: Sllovene Rroga vjetore: 150.000 Euro Kontrata: 300.000 Euro Estonia Trajner: Jelle Goes Shtetësia: Holandeze Rroga vjetore: 75.000 Euro Kontrata: 150.000 Euro Andorra Trajner: David Rodrigo Shtetësia: Spanjolle Rroga vjetore: S'ka të dhëna Kontrata: (5 vjecare, prej 2003) Grupi F Suedia Trajner: Lars Lagerbak Shtetësia: Suedeze Rroga vjetore: 300.000 Euro Kontrata: 600.000 Euro Spanja Trajner: Luis Aragones Shtetësia: Spanjolle Rroga vjetore: 550.000 Euro Kontrata: (2 vjecare) 1.100.000 Euro Irlanda e Veriut Trajner: Nigel Uorthington Shtetësia: Irlandeze Rroga vjetore: 110.000 Euro Kontrata: (2.5 vjecare) 275.000 Euro Danimarka Trajner: Morten Olsen Shtetësia: Daneze Rroga vjetore: 120.000 Euro Kontrata: (8 vjecare, 2+2+2+2) Letonia Trajner: Aleksandrs Starkovs Shtetësia: Letoneze Rroga vjetore: 75.000 Euro Kontrata: (1 vjecare) Islanda Trajner: Eyjolfur Sverison Shtetësia: Islandeze Rroga vjetore: S'ka të dhëna Kontrata: (3 vjecare) Litenshtejn Trajner: Hans-Peter Zaug Shtetësia: Zviceriane Rroga vjetore: S'ka të dhëna Kontrata: (2 vjecare)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›