E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanoviç: Aksioni i Vetëvendosjes, ushtrim i dhunës

Aksioni i Lëvizjes Vetëvendosje në Merdare është ushtrim i dhunës që mund të përsëritet në veri të Kosovës. Ka qënë kjo deklarata e ardhur nga i ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic dhënë për mediat serbe.

Tani, kur bisedimet kanë dhënë rezultate dhe kur marrëveshjet po zbatohen plotësisht është e qartë se dikush ka nevojë për provokime dhe ti kthejë gjërat prapa. Është e qartë se dikujt nuk i konvenon stabiliteti- tha më tej ai.

Për të është e pakuptimtë shqetësimi që ka lëvizja Vetëvendosje, ndërsa ka tentuar të shtunën të bllokojë hyrjen e mallrave serbe në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›