Gjyqi ndaj video-përgjimit të Priftit, sot jepet vendimi

Gjykata e Lartë pritet të japë sot vendimin për video-përgjimin Meta – Prifti, pas pretencës së Prokurorisë dy javë më parë. Një shqyrtim gjyqësor prej më shumë se 6 muajsh, mbyllet sot nga Kolegji Penal, i cili do të shprehet lidhur me akuzat e bëra ndaj ish zv/kryeministrit. Meta u akuzua nga ish-ministri I Ekonomisë Dritan Prrifti duke bërë publike një video-përgjimin, e cila nga ekspertiza rezultoi të ishte e manipuluar. Gjykata e Lartë administroi të gjitha provat që avokatët mbrojtës paraqitën duke dëshmuar se vetë Prifti ishte i përfshire në afera korruptive dhe se dëshmia e tij ishte një farsë, pasi u dëshmua nga dokumentet dhe dëshmitarët. Ndërkohë provat e paraqitura nga prokuroria pranë Gjykatës u rrëzuan njëra pas tjetrës dhe gjithë pretenca e Prokurorisë u mbështet në dëshminë kontradiktore të Dritan Priftit. Vetë Dritan Prifti, gjatë javës që lamë pas ka sulmuar Gjykatën e Lartë me akuza të rënda duke u përpjekur të manipulojë opinion publik lidhur me vendimin që Gjykata supreme mund të japë ditën e nesërme. I gjithë procesi gjyqësor nxori në pah mashtrimet dhe shkeljet ligjore të ministrit të Ekonomisë, i cili ka filmuar dhe veten duke shpërndarë 70 mijë euro me ish zëvendësin e tij, në shtëpinë e tij.
...