E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, kapet me drogë, pranga grekut

 Një shtetas grek është arrestuar nga policia e Korçës për trafikim të lëndëve narkotike.

Angelos Karalia, 36 vjeç, banues në Petruso u vu në pranga nga punonjësit e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, teksa largohej drejt Greqisë me 1 kg e 817.2 gram lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Policia sekuestroi lëndën narkotike dhe automjetin me të cilin udhëtonte 36-vjeçari grek.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›