E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore/Vëzhguesit vendorë: Korrektim të sistemit dhe model suedez për votimin

16-01-2012 / Gazeta 55

Kërkesës së partive të vogla për proporcional-kombëtar i bashkohet dhe Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë. Në rekomandimet e dërguara pranë komisionit të reformës zgjedhore, i cili pritet të rinisë punën këto ditë, ky koalicion shkon dhe më tej duke kërkuar ri-përfshirjen në Kushtetutë të formacionit të KQZ-së. “Përfshirja në Kushtetutë të një sërë elementësh të rëndësishëm siç janë sistemi zgjedhor dhe mënyra se si do të përfaqësohet KQZ-ja. Sjellim një sistem të ri proporcional-kombëtar me lista të hapura”- thotë Gerta Meta, kryetare e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë. Një risi që Koalicioni i Vëzhguesve sjell për reformën zgjedhore është dhe votimi dixhital. Nën shembullin suedez, propozohet që në fletë të shënohet nëpërmjet një stilolapsi i cili do të skanojë fletën. Foto e votës i kalon një serveri qendror, i cili në fund të votimit, llogarit dhe rezultatin paraprak. “Aksesi që jep stilolapsi dixhital është që e skanon votën e votuesit dhe mund ta printosh që të bësh paralelizmin që si ka qenë fleta në fillim dhe si ka përfunduar në kutinë e votimit pasi të numërohet, pasi ne jemi dëshmitarë duke thënë që në kuti futen duar, shtohen fletë votimi. Duhet të jetë një rezultat paraprak, por kjo nuk do të thotë që është rezultati final”- theksoi ajo. Vëzhguesit vendorë që monitorojnë zgjedhjet që prej 2009-ës, propozjnë gjithashtu lexuesin dixhital të kartave të identitetit. Kjo aparaturë sipas tyre, do të shmangë votimin e shumëfishtë nga i njëjti person.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›