Bojaxhi: Kemi mundësi të fitojmë shumicën në Qarkun e Tiranës
Kandidati i 24-të në listën e PD-së për Tiranën, Gjergji Bojaxhi, rrëfen ambiciet e tij politike. Edhe pse nuk është shumë entuziast se numri 24 nuk do t‘i sjellë karrigen e deputetit, drejtori i KESH-it ka theksuar se demokratët do të fitojnë shumicën e mandateve në Tiranë. "Pa dyshim do të jem një anëtar shumë aktiv i Partisë Demokratike gjatë fushatës dhe do të drejtoj punën në disa zona në kryeqytet", thotë Bojaxhi për "Shqip". Ai tregon gjithashtu se do të ofrojë integritet, profesionalizëm dhe rezultate konkrete për qeverisjen e nesërme dhe performancën e partisë së tij.
Pse vendosët të garoni në zgjedhjet e 28 qershorit nën siglën e Partisë Demokratike zoti Bojaxhi?
Nuk kam vendosur sot të garoj në siglën e Partisë Demokratike, por kam vendosur në vjeshtën e vitit 2005 kur kam pranuar të marr postin si zv/ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe më pas kam kaluar si drejtor i KESH-it. Pra vendimi im për të qenë pjesë e Partisë Demokratike nuk është marrë sot.
U lançuat shumë në publik kohët e fundit. I referohem këtu garës për kreun e PD-së së Tiranës. Pse emri juaj zoti Bojaxhi u vendosi i 24-ti në listën e kryeqytetit ndryshe nga çfarë pritej? Unë vetë personalisht nuk kisha ndonjë pritje në këtë prizëm në lidhje me renditjen në listën për zgjedhjet e 28 qershorit. Siç thashë edhe një herë, ky ishte një proces politik i gjatë dhe unë gjykoj që pyetja mund të bëhet pse je i 24-ti në listë, por edhe pse nuk je i 32-ti në Qarkun e Tiranës, ose pse nuk je jashtë liste fare. Kështu që nga ky këndvështrim, gjykoj se është një vlerësim politik i Kryeministrit apo i Kryesisë së partisë dhe sigurisht jam mirënjohës për këtë gjë.
Sa mendoni se do t‘ju ndihmojë puna juaj në ministri dhe më pas në KESH për të menaxhuar tanimë mandatin e mundshëm të një deputeti?
Për të folur realisht, pavarësisht se unë mendoj se Partia Demokratike i ka të gjitha mundësitë dhe shanset për të fituar këto zgjedhje, nuk e shoh të mundur që PD-ja të fitojë 24 vende në Tiranë, kështu që pa dyshim do të jem një anëtar shumë aktiv i Partisë Demokratike gjatë fushatës dhe do të drejtoj punën në disa zona në kryeqytet. Por të them të drejtën, nuk besoj se do të më jepet mundësia me këtë balancë politike që ekziston dhe mënyrë votimi. Pra, unë mendoj se duhet të ndodhë një revolucion jashtëzakonisht i madh që Partia Demokratike të marrë 24 mandate në kryeqytet. Por pa dyshim, mund të them me plot bindje se ne i kemi të gjitha mundësitë që ne të fitojmë shumicën në Tiranë.
Çfarë mund t‘i ofroni ju qeverisjes së nesërme dhe performancës së partisë suaj?
Unë do t‘i ofroj qeverisë së nesërme dhe performancës së partisë sime, atë çka ofroj edhe sot. Integritet, profesionalizëm dhe rezultate konkrete. Ky është kontributi im në Partinë Demokratike, të cilës i shërbej që pas kthimit tim në Shqipëri.
Përtej pozicionimeve të fushatës, nëse do t‘u duhej të vlerësonit njërin prej kandidatëve kundërshtarë në qarkun tuaj, cili do të ishte ai?
T‘ju them të drejtën, unë nuk e di listën e Partisë Socialiste në Tiranë. Kam dëgjuar disa emra, por nuk e kam parë listën me atë sy që t‘ju them një vlerësim për secilin nga kandidatët që garojnë në siglën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 28 qershorit. Kam dëgjuar emrin e Vasilika Hysit që është e para në Tiranë. Nuk e njoh dhe kështu që nuk kam se çfarë komenti të bëj. Nuk e dija, por sot e mora vesh që Saimir Tahiri është i katërti në listën e PS-së. Deri në këtë pikë që njoh listën, mund të them se vlerësojë zotin Artan Lame.
Për cilën arsye e vlerësoni?
Sepse mendoj që gjatë këtyre katër viteve ka treguar dhe ka qenë aktiv në median e shkruar. Ka treguar gjithmonë një opinion dhe një mendim origjinal dhe shpeshherë mund të mos ketë qenë edhe në linjë me interesat partiake të Bashkisë së Tiranës. Edhe kandidatit Auron Tare që është i 16-ti në listën e PS-së do t‘i shtoja vlerësime.
CV
Gjergji Bojaxhi
Në vitin 2003, Bojaxhi u diplomua me gradën master për ekonomi ndërkombëtare pranë universitetit "John Hopkins"
Ai ka kryer studimet e larta Bachelors në Filozofi dhe Histori Matematike e Shkencë pranë Kolegjit St. John‘s
Në vitet 2005-2007 ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
Para se të angazhohej si pjesë e kabinetit qeveritar, ai ka shërbyer si konsulent në Grupin e Bankës Botërore në Uashington DC