E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: T‘i japim fund kësaj qeverisjeje

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, zhvilloi dje takime elektorale në zonën e Shkozës në Tiranë. Gjatë këtyre takimeve, Meta është njohur më nga afër me shqetësimet e banorëve të kësaj zone dhe ka premtuar se nëse ato votojnë LSI-në në zgjedhjet e 28 qershorit, që në muajt e parë do të shohin rezultatet pozitive për mirëqenien e jetës së tyre. Meta ka premtuar më shumë vende pune, e cila për rrjedhojë sjell uljen e nivelit të varfërisë. Reformimi i sistemit të shëndetësisë, arsimi, infrastruktura, si dhe ekonomia janë prioritet i programit të LSI-së. Meta ka kërkuar t‘i jepet fund qeverisjes së Sali Berishës për të shpëtuar njëherë e mirë nga korrupsioni familjar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›