E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lesi: Shkarkime me motive politike

Kryetari i LDK-së, Nikollë Lesi, kritikoi dje mazhorancën për shkarkimet me motive politike të punonjësve të administratës. Në një prononcim për shtyp, Lesi denoncoi rastin e largimit nga puna të drejtorit ekzekutivit të Autoritetit Shëndetësor, Mëhill Gecaj, i cili është edhe nënkryetar i kësaj force politike. Lesi tha se kërkonte ndërhyrjen e Berishës për të shmangur këtë hakmarrje brenda koalicionit të djathtë. "Sot, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ka thirrur drejtorin ekzekutiv të autoritetit shëndetësor të Qarkut të Tiranës, zotin Mëhill Gecaj, dhe i ka kërkuar dorëheqjen nga detyra vetëm me një motiv, i duhet posti vetëm për Partinë Republikane dhe për të mbledhur vota me këtë post ekzekutiv", u shpreh Lesi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›