Veliaj: Jemi për rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë
Kreu i G99 zhvilloi dje një tryezë diskutimi me gratë dhe vajzat e kryeqytetit. Gjatë fjalës së tij, Veliaj theksoi se gratë kanë qenë gjithmonë të mbajtura larg politikës dhe institucioneve kryesore vendimmarrëse në Shqipëri. Veliaj deklaroi se "gjithmonë më është dukur e çuditshme që partitë janë ndarë në grupime të rinjsh nga njëra anë dhe grash nga ana tjetër". "Ne, u shpreh kryetari i G99, jemi shumë të kënaqur që në partinë tonë është thuajse e balancuar pjesëmarrja me të rinj dhe gra dhe ne jemi shprehur gjithmonë se jemi pro tyre dhe do t‘i mbështesim vazhdimisht dhe kjo shihet edhe në listat e përfaqësuara në këto zgjedhje". "Ne do të punojmë për të rritur standardet në politikë me pjesëmarrjen e graveve dhe të rinjve", tha Veliaj.