E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkot socialist, kreut te PS-se se Tiranes

Zgjedhja e kryetarit te Partise Socialiste te Tiranes, u bojkotua dje nga nje pjese e mire e anetareve te Asamblese Socialiste te rrethit. Ne votimin per dy kandidatet, Pjerin Ndreu dhe Bledar Doracaj, moren pjese vetem 159 anetare nga 280 qe ka Asambleja Socialiste e rrethit. Mungesa e pjesemarrjes ne kete ngjarje te rendesishme per drejtimin e deges se partise ne vend, duket se justifikohet nga mungesa e kandidaturave alternative. Procesi zgjedhor ne kryeqytet, ka nisur dje rreth ores 11: 00 dhe drejtohej nga anetari i Kryesise Namik Dokle. Votimi zgjati me pak e dy ore, dhe ne perfundim u shpall fitues me 116 vota, Pjerin Ndreu. Ndersa kandidati tjeter Bledar Doracaj, mori vetem 39 vota. Kater vota ne 159 anetaret e pranishem ne salle, rezultuan te pavlefshme. Kryetari i ri i PS-se se Tiranes, Pjerin Ndreu, do te mbaje postin qe me pare e ka pasur deputeti Besnik Bare. Dega e Partise Socialiste te Tiranes, cilesohet si nje nga me te rendesishmet ne vend per shkak numrit te madh te banoreve, por edhe rendesise politike qe ka beteja elektorale ne kryeqytet. Nga ana tjeter, drejtimi i PS-se se Tiranes behet edhe me i rendesishem per faktin se vitin qe vjen, do te zhvillohen zgjedhjet lokale. Pjerin Ndreu ne fjalen e tij para votimit, u ndal ne rendesine qe ka maksimizimi i votave dhe riorganizimi i strukturave te Partise Socialiste. Kandidatura e tij, duket se eshte zgjedhur me kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, per te pergatitur terrenin per zgjedhjet e ardhshme lokale. Ne platformen e tij, Ndreu u shpreh se “socialistet nuk duhet te kene frike nga vjedhja e votave dhe nga pushteti i Berishes”. Ai beri apel dhe per bashkepunim mes anetareve te Partise Socialiste, me qellim qe te behet e mundur fitorja e zgjedhjeve te ardhshme lokale. “Ne duhet ta sjellim ne pushtet Partine Socialiste”, u shpreh Ndreu para nisjes se votimit. Nderkohe, qe nder hapat e para qe pritet te behet ne drejtimin e PS-se se Tiranes, eshte riorganizimi i strukturave me qellim pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme vendore. I njejti objektiv, vlen dhe per drejtuesit e tjere ne rrethe, te cilet kane marre persiper riorganizimin e partise ne baze. Por ndryshe nga rrethet e tjera si Pogradeci, Korca e Devolli dhe Lushnja, ku pati reagime te forta ku kunder vendosjes se kandidaturave, ne Tirane nuk pati reagime publike. Nderkohe, qe i vetmi reagim duket se ka qene mungesa e theksuar e interesit nga ana e anetareve te Asamblese Socialiste te rrethit ne votimin e zhvilluar dje ne kryeqytet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›