E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Bojkoti i Kuvendit, atentat kundër demokracisë”

28-07-2011 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit takohet me ambasadoren britanike Fiona McIlwham.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli priti dje në një takim ambasadoren e Britanisë së Madhe Fiona McIlwham. Kryetarja e Kuvendit e cilësoi historike vizitën e Kryetares së Dhomës së Lordëve, Baroneshës Helene Hayman në Parlamentin e Shqipërisë, vitin e kaluar.
Ambasadorja Fiona McIlwham, u shpreh se bashkëpunimi mes dy parlamenteve, do të hapë një faqe të re në marrëdhëniet tradicionale mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë e saj të veçantë, për zbatimin e programit “Westminster Foundation for Democracy”, i cili do të kontribuojë më tej në shkëmbimet ndërparlamentare mes dy vendeve, duke sjellë në Kuvendin e Shqipërisë modelin, përvojën dhe praktikat e mira të parlamentit të Britanisë së Madhe.
Kryetarja e Kuvendit theksoi se “Parlamenti është shtëpia e të gjithë shqiptarëve”. Deputetët, si përfaqësues të popullit, duhet të ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese, të votojnë ligjet, të cilët i shërbejnë vendit dhe jo partisë”.
Zbatimi i këtij programi do të sjellë një vlerë të shtuar në arritjet dhe sfidat e Kuvendit të Shqipërisë, në rrugën drejt përmbushjes së standardeve më të larta të parlamenteve të vendeve më të zhvilluara të hapësirës euroatlantike.
“Shqipëria është e para, Parlamenti është institucioni më i lartë. Çdo deputet ka privilegjin dhe detyrën për të votuar reformat e vendit. Askush nuk mund të ndajë më deputetët për të punuar bashkë”, tha Topalli.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›