"Bojkoti i PS demtoi aplikimin ne BE" Denis Dedej
Komisioni Evropian u ka bere dje thirrje forcave politike, qe te gjejne kompromisin politik brenda dates 18 mars. Per here te pare ne politiken shqiptare, vihet nje afat per gjetjen e rruges per daljen nga ngerci politik. Njeheresh ai eshte shprehur se bojkoti i Kuvendit nga ana e opozites, por dhe situata politike ka demtuar procesin e alikimit per anetaresim ne BE. Deklarata eshte bere nga drejtori i Drejtorise se Pergjithshme te Zgjerimit ne Komisionin Evropian, Piere Mirel, gjate fjales se mbajtur prej tij ne mbledhjen e Komitetit te Stabilizim-Asociimit. Zyrtari i larte i Keshillit Evropian, vuri theksin ne nevojen urgjente per arritjen e kompromisit dhe per zgjidhje konstruktive te ceshtjeve politike. "Ajo cfare perfaqesia e Keshillit Evropian ra dakord qe t'ua beje te ditur mediave ne kete takim, eshte se do te vendosim theksin ne partneritetin dhe konsensusin politik, qe eshte esenciale dhe thelbesore per cdo vend", vleresoi Mirel. Sipas tij, "konsensusi mes partive politike, forcave politike eshte nje menyre per anetaresim ne Bashkimin Evropian dhe eshte nje pike e rendesishme". Nje tjeter pike e diskutimit te tij, kishte te bente dhe me ceshtjen ku nuk pajtohen dy partite politike, ne hetimin e zgjedhjeve permes hapjes se kutive. Ne kete pike, drejtori i Drejtorise se Pergjithshme te Zgjerimit ne Komisionin Evropian, vleresoi se duhet te gjendet menjehere konsensusi mes partive politike shqiptare, lidhur me ceshtjen qe eshte shtruar per diskutim ne Komisionin e Ligjeve. "Zgjidhja duhet te vije para 18 marsit, date kur nismat e Partise Socialiste do te kalojne ne Parlamentin shqiptar per votim", apeloi ndaj Partise Demokratike dhe Partise Socialiste, Pier Mirel. Sipas tij, pa konsensus nuk mund te kete integrim. Ai tha se keto zhvillime jane demtuar disi nga situata politike. Zyrtari i larte i Keshillit Evropian, vleresoi gjithashtu se "Aplikimi per anetaresim ne BE dhe pergatitja e KE-se per dhenien e opinionit jane demtuar disi nga situata politike dhe bojkoti i Parlamentit. Tashme ne e mirepresim qe anetaret e PS-se, jane kthyer ne Parlament dhe ajo qe eshte e rendesishme ne ditet ne vazhdim eshte qe Komisioni i Ligjeve te siguroje qe do te kete nje qendrim konstruktiv, por dhe Parlamenti gjithashtu dhe kryetarja e tij, ka nje rol te rendesishem per gjetjen e nje zgjidhje". Ajo qe eshte e rendesishme ne ditet ne vazhdim, vleresoi drejtori i Drejtorise se Pergjithshme te Zgjerimit ne KE, Komiteti i Stabilizim-Asociimit duhet te siguroje se duhet te kete nje qendrim konstruktiv. "Parlamenti ka nje rol te rendesishem. Pra duhet te gjendet nje zgjidhje. Per te gjetur nje zgjidhje kompromisi duhet kerkuar gjate diteve ne vijim deri me date 18 derisa Parlamenti te funksionoje ashtu si duhet", theksoi Pier Mirel. Ne takimin e pare te Komitetit te Stabilizim-Asociimit, moren pjese perfaqesues te autoriteteve shqiptare dhe te Komisionit Evropian. Gjate mbledhjes u diskutuan nje sere ceshtje, qe nga situata dhe zhvillimet politike, ceshtjet qe lidhen me drejtesine dhe pavaresine e ketij sistemi, ceshtjet e luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, situaten ekonomike dhe masat e parashikuara per perballjen me efektet e krizes etj.