E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kriza, arka e shtetit bosh

Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje se vendi po hyn perdite e me thelle ne tunelin e erret te nje krize ekonomike, qe mbulohet me shifra te rreme, me te dhena te falsifikuara dhe me propagande premtimesh absurde dhe perdite e me te pambajtshme nga qeveria. Deklarata e kryesocialistit, u be gjate takimit me gazetaret ne seline roze, ku Rama theksoi se "ne kete baterdi ekonomike ku po zhytet vendi perdite, me nje qeveri qe e ka arken bosh, zoti Berisha vazhdon premton tunele te reja dhe rritje pagash e pensionesh". Por, sipas tij, sot eshte dita per te kuptuar cka ndodhur ne kete krize me pensionet. Ai tha se ne 2009 qeveria i rriti pensionet 5 % dhe cdo pensionist mori, mesatarisht, nje shtese prej 6 mije leke (te vjetra) ne muaj. "Por, qe prej shtatorit 2009, zhvleresimi i lekut ka funksionuar si nje takse e fshehte dhe shtesen qe kane marre ne maj 2009 pensionistet, ia kane rikthyer qeverise, duke paguar edhe interesat per borxhet e larta, qe zoti Berisha mori ne prag te zgjedhjeve", deklaroi Rama. Keshtu, sic u shpreh kryesocialisti, inflacioni per pensionistet eshte 6 % ne dy muajt e fundit. Ai theksoi se kjo do te thote se shtesa e vjetshme prej 6 mije lekesh, jo vetem u ka ikur nga xhepi, por krahasuar me pensionin e vjetshem, pensionistet duhet te heqin edhe 1 mije leke te tjera nga xhepi per qeverine. "Zoti Berisha vjet premtoi se do te rriste pensionet dhe i rriti per t'ua marre mbrapsht brenda me pak se nje viti, madje duke u marre edhe 1 mije leke me shume kur i rriti. Keshtu qe nga vjet ne maj deri sot, jane pensionistet qe i japin qeverise me shume se sa qeveria u dha pensionisteve", nenvizoi kryetari i PS. Nje tjeter teme e daljes se tij per mediat, kishte te bente me shqetesimin e socialisteve per faturimin e energjise elektrike. Rama tha se "Berisha flet per defekte teknike ne prerjen e faturave te energjise dhe premton rimbursime, por nga kjo qeveri nuk ka asnje here rimbursime qe nga koha kur eshte formuar ne vitin 2005". Sipas kreut te opozites, e verteta eshte se nderkohe qe ligji dhe autoritet shteterore flasin per rritje te cmimit te energjise elektrike ne nivelin 13.2 %, dhe jo per arsye teknike, apo defektesh ne shkrimin e faturave, ne shumice familjet shqiptare keta dy muaj kane marre faturat 30 % me te shtrenjta se 1 vit me pare. "Kjo nuk eshte ceshtje teknike, por eshte nje grabitje dhe kjo ndodh sepse qeveria s'di nga t'ia mbaje per te perballuar krizen ekonomike dhe arken troke te shtetit per shkak te shpenzimeve elektorale", vijoi akuzat ndaj qeverise, lideri socialist. Me tej, gjate fjales se tij me gazetaret, Rama nenvizoi se situata ekonomike po veshtiresohet perdite edhe per familjet e te punesuarve. "E verteta eshte se papunesia ne fshat eshte rreqethese. Ne te vertete sot ne Shqiperi jane 800 mije persona ne moshe pune, qe nuk kane pune", shprehu shqetesimin e tij kryesocialisti. Ne daljen e tij per mediat, kryesocialisti i eshte shmangur pyetjeve me teme politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›