Mirel: Vizat, vendimi ne mesin e 2010
Nuk resht mbeshtetje e Bashkimit Evropian per liberalizimin e vizave mes Shqiperise dhe vendeve te zones Shengen. Ka qene drejtori i Drejtorise se Zgjerimit ne Komisionin Evropian, Pjer Mirel, ai qe ne nje konference per mediat, pasi takimit te Komitetit te MSA eshte shprehur se do te mbahet premtimi per marrjen e vendimit per vizat, ne mesin e viti 2010. "Ne jemi angazhuar dhe sic kemi premtuar, do ta japim propozimin tone per liberalizimin e vizave, deri ne mesin e 2010 dhe do t'i permbahemi kesaj fjale", ka deklaruar prere Mirel, duke u dhene fund te gjitha dilemave ne lidhje me kete proces. Njeheresh ai ka nenvizuar faktin se ne takimet e zhvilluar dje, KE eshte ne pritje te raporteve qe do te dorezojne ekspertet. "Konkluzionet e eksperteve do t'ua cojme edhe kolegeve tane, praktike per te mos pasur keqkuptime. Pastaj me vone, ajo qe do te ndodhe ne do te pergatisim vleresimin tone per standardet e caktuara dhe vleresimet e eksperteve. Vleresimin qe do te bejme ne do ta ndajme me Bruksel me shtetet anetare dhe pastaj KE do te dergoje ne komisionin e vet, propozimin per te vendosur. Kjo qasje dhe metodologji qe eshte perdorur me Shqiperine, eshte perdorur edhe me shtetet e tjera",-tha Mirel. Por dhe ne konferencen e shtypit drejtori per zgjerimin ne KE nuk u ka shpetuar komenteve politike, Sipas tij, ne nentor te vitit te shkuar ishte ne Shqiperi dhe kishte thene qe debati duhet te zhvillohet ne Parlament dhe jo ne rruge. "Ne sot mirepresim ate qe PS eshte kthyer ne Parlament. Ky eshte nje zhvillim pozitiv. Shpresojme qe diskutimet qe po ndodhin ne Komisionin e ligjeve te cojne ne nje zgjidhje te kenaqshme dhe te perhershme. Prandaj kerkesa ime per kete komision do te ishte qe te gjendej nje zgjidhje qe do te conte ne marreveshje, zgjidhje qe do te conte ne konsensus. Shpresojme qe zgjidhja te gjendet perpara 18 marsit, per kete arsye do te jete e rendesishme. Kur komisionieri Fule te vije ne Shqiperi me 19 mars, te gjeje nje situate te qarte dhe te vendosur", riperseriti Mirel. Njeheresh, ai tha se "MSA po implementohet pa probleme. Ne kemi pare nje sere ceshtjesh, qe kane te bejne me MSA, ose me kriteret politike. Ne mirepresim ligjet, sic eshte ligji antidiskriminim. Po ashtu edhe ligjin e prokurimit publik. Po ashtu kemi mirepritur planin kunder korrupsioni dhe luftes se organizuar, si edhe ate qe quhet ligji antimafia". S.P