E Diel, 1 Nëntor 2026

Thyhen akujt me Beogradin E.Kurani

Per here te pare qe nga shpallja e Republikes se Serbise, nje minister i Jashtem shqiptar shkon ne Beograd per nje vizite zyrtare. Ilir Meta, i ftuar nga autoritetet serbe, e ndau axhenden e tij dyditore ne dy pjese, ate zyrtare dhe ate private. Kjo e fundit, ne Luginen e Presheves, ku ndonese u konsiderua prej tij informale, u shoqerua nga Ministri i Pushtetit Lokal te Serbise. Ndersa pjesa e pare e takimeve, ishte e mbushur me kontakte me kreret me te larte te shtetit ne Beograd, me qender te bisedimeve, zyrtarisht jo Kosoven, por duke e pasur ate gjithsesi ne epiqender te dialogut dhe vemendjes ne media.
I shoqeruar nga nje grup i gjere gazetaresh e kameramanesh shqiptare, i pritur ne selite diplomatike te Beogradit, nga nje duzine tjeter perfaqesuesish te mediave serbe, z.Meta arriti ne pak ore te thyeje akujt e disa viteve, por edhe te demonstroje hapur se tabute per marredheniet mes dy vendeve, nuk ekzistojne me. Ndaj jo pa qellim, disa here theksoi se ndodhej ne Beograd, sepse "Shqiperia deshiron te behet anetare ne Bashkimin Evropian, ashtu sic te njejten gje kerkon edhe Serbia". Per t'i lene vendin menjehere me pas presidentit Tadic i cili si te donte ta plotesonte, tha se "paqja dhe stabiliteti ne rajon do te varen shume nga marredheniet e serbeve dhe shqiptareve". Kurse si nje pergjigje per "paralajmerimin" e kreut te shtetit serb, ishte njoftimi i Metes se "pa asnje diskutim do te kemi vizita te tjera te nivelit te larte". Madje z.Meta konkretizoi se "kemi rene dakord me Zevendeskryeministrin e Serbise per Integrimin evropian, Dedic, ne menyre qe ne ditet e ardhshme te shkembejme disa vizita ne nivele te larta te zyrtareve tane, per ceshtje shume te rendesishme te integrimit evropian, por edhe te zhvillimit te teknologjise. Por Meta paralajmeroi se jo vetem zyrtaret e nivelit me te ulet do te mbajne ndezur lidhjet mes dy vendeve, kur tha se "udheheqesit e ketij vendi, te kesaj qeverie demokratike jane te mirepritur ne Shqiperi". Per me teper, ai u shpreh i sigurt se "do te kemi shume raste per te realizuar vizita te tilla", sepse "kemi shume marreveshje qe pritet te nenshkruhen ne Beograd apo ne Tirane".
***
Megjithe interesimin e madh te mediave shqiptare dhe atyre serbe, informacioni per te dy palet, ishte thuajse hermetik pasi ne zyrat e Beogradit, ishte shume e veshtire te merrje me shume se c'servirej zyrtarisht. Ndoshta mediat shqiptare ne dukje ishin me te privilegjuara nga ato serbe per shkak te bollekut te prononcimeve te Metes lidhur me takimet koke me koke qe ai kreu, por sigurisht, duke u kujdesur rregullisht te ofronte per publikun, informacion te pergjithshem, ndoshta dhe per vete natyren delikate te bisedimeve.
Pas takimit me Tadicin dhe dy zv/kryeministrat serbe, nuk pati asnje prononcim per mediat, kurse nje konference per shtyp e lajmeruar pas takimit Meta-Jeremic, pak para se te perfundonte takimi koke me koke, u anulua permes nje njoftimi qe dha zyra e shtypit te MPJ serbe, "per arsye kohe".
Ndaj dy kryediplomatet i rezervuan medias nga nje deklarate, ku ne te pakten dy pika, ishin qe te dy ne nje linje. Si Jeremic qe e mori fjalen i pari dhe Meta pas tij, ishin te mendimit se vizita ishte historike dhe shenonte ngritjen e nje shkalle me lart te nivelit te marredhenieve mes dy vendeve.
Kurse pika e dyte qe priste te shuante "urine" e gazetareve vendas dhe atyre nga Shqiperia, Kosova, po ashtu u trajtua me te njejten "ngjyre", duke ndryshuar vetem nga shkalla e gjuhes diplomatike. Jeremic, i njohur per lobim te fuqishem kunder pavaresise, u shpreh se "Kosoven e kemi nje hendek mes dy vendeve", duke sugjeruar se "ne duhet te bejme te gjitha perpjekjet me qellim qe ta mbajme te izoluar ndermjet nesh kete pikepamje te ndryshme".
Ne te njejten linje, z.Meta pranoi se "per ceshtjen e Kosoves, dy qeverite tona kane pozicione krejtesisht te kunderta". Por, nga ana tjeter, shtoi ai, "ne u pajtuam qe e ardhmja e gjithe rajonit eshte ne Bashkimin Evropian, duke mos lene askend pas".
***
Axhenda e zv/kryeministrit vijoi ne diten e dyte te vizites, ne Luginen e Presheves, per t'u takuar me drejtues vendore dhe banore te zones. Por me heret, Meta i rezervoi gazetareve shqiptare dhe atyre serbe, nje konference per shtyp e cila nje mbremje me pare u be e pamundur. Meta pranoi ne biseden me gazetaret, ndonese jo drejtperdrejt, se biseda me Tadic, ishte me e ngrohte dhe me e frytshme se me Jeremic, kur tha se "une jam shume i kenaqur per kete vizite, sepse mendoj qe kemi pasur bisedime konstruktive, ne menyre te vecante me presidentin Tadic".
Kurse ka pranuar se perpara se te vizitonte Serbine, kishte pasur nje bisede telefonike me kryeministrin e Kosoves, Hashim Thaci. "Une kam pasur nje bisede telefonike me z.Thaci, thjesht duke bere te njohur kete vizite dhe qellimet e saj. Dhe natyrisht qe lidershipi atje i mirekupton keto qellime, sepse absolutisht qe Shqiperia dhe Serbia kane nje rol te pazevendesueshem per nje pajtim te sinqerte te qendrueshem, dhe te perhershem midis shqiptareve dhe serbeve", pohoi z.Meta. kurse, si per te dashur te jape nje mesazh sqarues per shqiptaret ne te gjithe Ballkanin, z.Meta shpjegoi edhe me shkoqur qellimin e vizites se tij ne Serbi: "Per Shqiperine dhe qeverine shqiptare eshte e nevojshme te clirojme sa me shume energji pozitive dhe t'i perqendrojme te gjitha drejt se ardhmes". Ky pohim, erdhi menjehere pas venies ne dukje te faktit se marredheniet Shqiperi-Serbi, jane element thelbesor reflektues ne stabilitetin rajonal dhe me gjere.
***
Ne te vertete, venia e theksit nga Meta dhe diplomatet serbe se stabiliteti i Ballkanit eshte shume i rendesishem, u pohua se tepermi dje dhe nga mediat e Beogradit te cilat i meshuan fort idese se dy vendet duhet te zhbllokojne raportet disi te ngrira pas pavaresise se Kosoves, per te pasur si synim kryesor, integrimin ne Bashkimin Evropian.

Deklaratat per Kosoven
Jeremic:
"Sot, marredheniet ndermjet Shqiperise dhe Serbise mbajne barren e rende te mospajtimit politik lidhur me statusin e Kosoves dhe Metohise per te cilen ndermjet Tiranes dhe Beogradit ka dallime shume te medha; keto dallime nuk u ngushtuan as ne bisedimet tona te sotme. Por, ajo cka ne fakt ka dale nga diskutimet tona, si dicka e mire dhe pozitive eshte se ne duhet te bejme te gjitha perpjekjet me qellim qe ta mbajme te izoluar ndermjet nesh kete pikepamje te ndryshme".
Meta:
"Per sa i perket Kosoves, Qeverite tona kane pozicione qartesisht te ndryshme. Por, nga ana tjeter, kemi rene dakord se e ardhmja e mbare rajonit eshte ne gjirin e Bashkimit Evropian, duke mos lene pas askend. Ne ndajme ne menyre serioze pikepamje te ndryshme per ceshtjen e Kosoves, por njekohesisht ne kemi vendosur qe pavaresisht nga keto diferenca thelbesore te mos e frenojme dhe e ngadalesojme bashkepunimin dy palesh dhe rajonal, duke besuar qe ne kete menyre ndihmojme dhe permiresimin e metejshem te marredhenieve nderetnike ne Kosove dhe kudo ne gjithe rajonin tone".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›