E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Qeveria, gati per konsensus me opoziten

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, theksoi dje se mazhoranca ka qene dhe mbetet e hapur per kompromise politike te cilat konform ligjeve do te sillnin nje dialog te qendrueshem i cili dhe sipas pales komunitare eshte kusht per realizimin e reformave te nevojshme, detyrimeve te procesit te integrimit. Deklarata e zyrtares se larte te Qeverise u bene gjate takimit te Komitetit te Stabilizim-Asociimit. "Qeveria shqiptare eshte e gatshme per gjetjen e nje konsensusi politik me opoziten ne cdo moment. Per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, qeveria eshte e gatshme te behen, por vetem brenda kontureve kushtetuese", shprehu qendrimin Bregu. Sipas saj, zgjedhja e kriterit politik me shume vullnet nga mazhoranca, do t'i hapte driten jeshile qeverise qe te punoje pa u ndaluar deri ne plotesimin e te gjitha kritereve te cilat jane vene nga BE-ja per hapa te sigurt drejt integrimit Evropian. Ndersa pasditen e djeshme, ne nje deklarate te perbashket per mediat me zyrtarin e KE, Pier Mirel, theksoi se nje tjeter moment i rendesishem i ketij takimi eshte firmosja e ngritjes se 7 nenkomiteteve te cilat do te jene pergjegjese per te ndjekur ne fusha te vecanta ecurine dhe zbatimin e MSA-se. "Diskutimet jane hapur me shqyrtimin e kriterit politik. Sigurisht qe do te kishim dashur qe kjo tryeze e ky debat, te ishte zhvilluar ne nje atmosfere me te qarte politike te Shqiperise, por e rendesishme eshte qe perpjekjet jane per t'i dhene nje zgjidhje problemit qe tashme ka krijuar ngerc gjate ketyre muajve, duke respektuar ligjet e vendit dhe zbatimin e rendit ligjor, nje nga parimet kryesore ne te cilat monitorohemi cdo dite edhe nga BE", deklaroi ministria e Integrimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›