E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Bojkoti i PS-së, degradim i plotë i Edi Ramës”

Opozitarizmi i rrugës, reagon kreu i LSI-së Ilir Meta

TIRANE – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka reaguar ndaj bojkotit të parlamentit nga ana e Partisë Socialiste. Diku iu referuar nisjes së legjislaturës së re parlamentare, Meta u shpreh se Edi Rama po inskenon shfaqje të turpshme dhe po tregon se është kaptuar nga një degradim i rëndë.
“Socialistët kanë kontribuar për evropianizimin e Shqipërisë dhe do të vazhdojnë të kontribuojnë, pavarësisht se ku ata ndodhen. Ndërsa kjo e sotmja është një shfaqje e turpshme, në kuadër të një degradimi fatkeq që ka kaptuar Kryetarin në detyrë të PS”, tha Meta.
Shqiptarët, tha Meta, do të ndihen shumë më mirë dhe njëkohësisht atyre që iniciojnë iniciativa të tilla tepër të vjetra për politikën shqiptare, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin ku jetojmë, të jeni të sigurt që do t’ju vijë turp pas pak kohësh për këtë veprim të pajustifikuar që bëjnë thjesht për probleme të brendshme statusore.
Kreu i LSI-së garantoi se bojkotet e Ramës nuk do ta ndalin projektin e evropianizimit të Shqipërisë, atë të liberalizimit të vizave. Njëherazi, Meta akuzoi Ramën se është kundër realizimit të këtij projekti madhor.
“Jam i bindur që kundër këtij projekti nuk është Partia Socialiste, por është një lidership, i cili ka vetëm probleme personale dhe interesa personale. Socialistët kanë kontribuar për evropianizimin e Shqipërisë dhe do të vazhdojnë të kontribuojnë, pavarësisht se ku ata ndodhen. Ndërsa kjo e sotmja është një shfaqje e turpshme, në kuadër të një degradimi fatkeq që ka kaptuar Kryetarin në detyrë”, u shpreh ai.
Kryetari i LSI-së, i bëri këto komente gjatë një konference për shtyp, duke marrë shkas nga ngjarja e dy netëve më parë në Dibër, ku nga lëkundjet e forta të tërmetit u shkaktuan dëme materiale. Meta inkurajoi pushtetin qendror dhe atë lokal për ndërhyrje të menjëhershme, në mënyrë që të vendoset normaliteti dhe dëmet të kompensohen sa më shpejt. 

A keni ndonjë koment për fillimin e legjislaturës së re parlamentare, dhe si e konsideroni ju bojkotin e Partisë Socialiste?
Sot nis një legjislaturë e re, dhe unë jam i  bindur se në fund të kësaj legjislature Shqipëria do të jetë shumë më ndryshe nga çfarë është sot. Shqiptarët do të ndihen shumë më mirë dhe njëkohësisht atyre që iniciojnë iniciativa të tilla tepër të vjetra për politikën shqiptare, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin ku jetojmë, të jeni të sigurt që do t’ju vijë turp pas pak kohësh për këtë veprim të pajustifikuar që bëjnë thjesht për probleme të brendshme statutore.

A do të jetë kjo një pengesë për ecurinë e parlamentit të ri dhe për liberalizimin e vizave për shqiptarët?
Asgjë nuk do ta ndalë projektin e evropianizimit të Shqipërisë, atë të liberalizimit të vizave dhe jam i bindur që kundër këtij projekti nuk është Partia Socialiste, por është një lidership, i cili ka vetëm probleme personale dhe interesa personale. Socialistët kanë kontribuar për evropianizimin e Shqipërisë dhe do të vazhdojnë të kontribuojnë, pavarësisht se ku ata ndodhen. Ndërsa kjo e sotmja është një shfaqje e turpshme, në kuadër të një degradimi fatkeq që ka kaptuar Kryetarin në detyrë.   

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›