E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkoti i zgjedhjeve, Patozi: Rama ka frikë nga gara



Për demokratët bojkoti i PS-së në zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit ka të bëjë me frikën e Edi Ramës për një tjetër përballje elektorale. Pas vendimit të Kryesisë së Partisë Socialiste për të bojkotuar zgjedhjet, reagoi dje kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi. Kreu i deputetëve demokratë vuri në dukje: “Rama bojkoton zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit nga frika e përballjes me Partinë Demokratike”. Sipas Patozit, Partia Socialiste i ka humbur të gjitha sfidat elektorale me Partinë Demokratike, që në kohën kur në krye të saj është Edi Rama. Zgjedhjet e pjesshme në disa njësi vendore në vend zhvillohen më 15 nëntor, pas zgjedhjeve elektorale të 28 qershorit, kur krerët e këtyre njësive fituan mandatin e deputetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›