Oborri Mbretëror: Ohri është dorëhequr me kohë
Oborri Mbretëror, përmes Princit Leka hedh poshtë spekulimet në emër të ish-oborrtarit Ali Ohri, i cili është dorëhequr prej javësh nga detyra e kryetarit të zyrës së Oborrit Mbretëror. “Duke iu referuar titullit kryesor të “Gazetës shqiptare” dt. 14.10.2009 mbi një intervistë të z. Ali Ohri që shkruan “Berisha “komunist” por tani ka ndryshuar”, pas kontaktit që kemi pasur me z. Ohri, njoftojmë se fjalët e përdorura në këtë gazetë janë keqinterpretim nga ana e atij që e ka shkruar. Gjithashtu, ju njoftojmë se z. Ohri që nga dt. 15.07.2008 ka dhënë dorëheqjen nga kryetar i zyrës së Oborrit Mbretëror”, - thuhet në sqarimin e Oborrit Mbretëror.