E Diel, 1 Nëntor 2026

Inkiriwang, Topallit: Në Shqipëri shoh ndryshime të mëdha



Në çdo udhëtim të tij në Shqipëri vëren gjithnjë shndërrime të mëdha, si në infrastrukturë, ashtu edhe në zhvillimin e vendit. Këtë i bëri dje të ditur ambasadori i Indonezisë, Immanuel Robert Inkiriwang, gjatë takimit që zhvilloi me kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Ai bëri të ditur se marrëdhëniet me Shqipërinë do të jenë në fokus të politikës së jashtme të Indonezisë. Ambasadori Inkiriwang, pasi uroi kryetaren e Kuvendit për rizgjedhjen e saj, shprehu bindjen për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ambasadori indonezian, i cili mbulon marrëdhëniet me Shqipërinë nga rezidenca në Sofje, tha se në çdo udhëtim të tij në Shqipëri, vëren gjithnjë shndërrime të mëdha, si në infrastrukturë, ashtu edhe në zhvillimin e vendit. Në takim u evidentuan burimet e mëdha kulturore të të dyja vendeve, që përbëjnë një bazë të mirë për forcimin e lidhjeve dypalëshe. Biseda u përqendrua edhe në bashkëpunimin ekonomik dhe nxitjen e investitorëve indonezianë për investime në Shqipëri, në infrastrukturë apo turizëm. Kryetarja e Kuvendit shprehu bindjen se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Indonezisë do të vijnë gjithnjë e në rritje, duke shprehur dëshirën për intensifikimin e shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë, por edhe në

fushën e biznesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›