Emërimi, Haldeda tek Financat, Zheji tek ATSH-ja
Kryeministri Sali Berisha emëroi dje z. Nezir Haldeda në postin e zëvendësministrit të Financave. Vendi mbeti vakant pasi dy zëvendësit e ministrit Ridvan Bode, Florion Mima dhe Shefredin Shehu, konkurruan në zgjedhjet e 28 qershorit dhe sot janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Po dje, Kryeministri Berisha emëroi në postin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Telegrafike Shqiptare z. Artur Zheji, si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Emërimi i tij vjen pas lirimit nga detyra të znj. Antoneta Malja.