Bojkoti, replika mes Ruçit dhe Olldashit
Kongresi i Lushnjës
Ashtu si dhe vitin e kaluar, festimet për Kongresin e Lushnjës janë shoqëruar me incidente dhe replika, kryesisht mes përfaqësuesve të forcave politike. Kreu i deputetëve të PS-së për qarkun, Gramoz Ruçi, i është referuar një citati të dalë nga Kongresi i Lushnjës, për ta paralelizuar me krizën aktuale: “Shpresa humbi, atdheu ty po të thërret, ngriu në këmbë për të dalë në rrugë vetë”. Ky citat tingëllon aktual edhe sot me zhvillimet politike të vendit. Ruçi e ka përfunduar fjalimin e tij duke thënë se “shpresa është ajo që vdes e fundit”. Largimi i Ruçit nuk ka kaluar pa u prekur nga fjala e Olldashit. “Ruçi do të bënte mirë të hynte në sallën e delegatëve të këtij kongresi dhe jo të dilte”. Por, jo vetëm replikat e Ruçit dhe Olldashit “zbutën” emocionet festive të Kongresit. Princi Leka, prezent në këtë ceremoni festive si përfaqësues i familjes mbretërore, ka bërë lapsus gjatë fjalës së tij, pasi në vend që të deklaronte si vit të mbajtjes së kongresit vitin 1920, e ka zhvendosur atë një vit më vonë, në vitin 1921.
#