E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkoti, shpresa e fundit e partive të vogla

Futja e Partisë Socialiste në Parlament, pa dyshim që do të sillte një krizë në marrëdhëniet midis Ramës dhe krerëve të partive të vogla. Bojkoti i Kuvendit mbetet shpresa e fundit për të gjithë atë që nuk arrtën të marrin mandatin e deputetit në zgjedhjet e qershorit. Kështu një vendim për ti dhënë fund bojkotit do të merrej edhe si një tradhti nga ana e Gjinushit, Ngjelës, Milos dhe Ndokës. Ndaj përjashtimi i aleatëve nga protestat mund të jetë edhe një

taktikë e Ramës për tu çliruar nga ato, në mënyrë që të jetë i lirë nga na morale për tu futur në Kuvend. Pra, siç duket presioni është i madh në të dy krahët. Nga njëra anë janë ndërkombëtarët dhe faktorët e brendshëm, të cilët i bëjnë thirrje për dialog, nga ana tjetër janë aleatët, të cilët në farë mënyrë nuk e dëshirojnë një gjë të tillë, pasi do të dilnin tërësisht jashtë loje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›